Kontrollorët europianë: Ndaloni menjëherë sulmet ndaj kontrollorëve të trafikut ajror në Shqipëri

“Ndaloni menjëherë sulmet ndaj kontrollorëve të trafikut ajror në Shqipëri”. Kjo është deklarata e sapodalë në Bruksel nga Unioni për Koordinimin e Kontrollorëve Ajrore Europianë.

Ata kërkojnë që të rikthehen në punë kontrollorët e shkarkuar dhe të bëhet kujdes, pasi nuk duhet nënvlerësuar solidariteti mes kontrollorëve europianë të trafikut ajror.

Në deklaratë përmendet edhe një rast i ngjashëm në Poloni.

Por duket se solidariteti me kontrollorët shqiptarë nuk po mungon jo vetëm në BE, por edhe në rajon.

Ka raportime se ata mund të solidarizohen me një grevë të shkurtër 1-orëshe.

Mësohet po ashtu se vetë Sindikata Europiane e Kontrollorëve i ka shkruar kryeministrit shumë javë më parë, për të shprehur shqetësim për këtë situatë.

Gjatë ditës së sotme reaguan edhe kontrollorët e Kosovës. Ata i bënë thirrje qeverisë që të ulet për dialog. “Zgjidhja nuk vjen duke i etiketuar kontrollorët si vegla politike apo ‘armiq të popullit”, thanë ata.

Artikulli paraprakBiznesi i vogël në Memaliaj në vdekje klinike, Shehu: Qeveria nuk ka kompensuar humbjet e shkaktuara si pasojë e pandemisë
Artikulli tjetërBasha i përgjigjet Ramës: Asnjë kërcënim nuk e ndalon ndryshimin që kërkon çdo mësues, apo infermier