Kopertina e ‘THE ECONOMIST’/ Viti që shkatërroi Lindjen e Mesme

Ilustrim që tregon një hartë të Lindjes së Mesme që është thyer dhe plasaritur, si një xhami.

“Vrite ose vritesh është logjika e re e rajonit”.

Në analizën e javës “The Economist” shkruan se me atë që ka ndodhur, “parandalimi dhe diplomacia do të ishin zgjidhja më mirë”.

“Që nga masakra e izraelitëve nga Hamasi më 7 tetor 2023, dhuna është përhapur.”

“Një vit më vonë, Lindja e Mesme është një centimetër larg një lufte gjithëpërfshirëse midis Izraelit dhe Iranit.”

“Prerja e kokës nga Izraeli e Hizbullahut (vrasja e kreut të saj), një milici libaneze e mbështetur nga Irani, e shtyu Republikën Islamike të lëshonte raketa mbi Izraelin më 1 tetor.”

“Izraeli mund të hakmerret, ndoshta duke goditur objektet industriale, ushtarake ose bërthamore të Iranit, duke shpresuar t’i japë fund një herë e mirë kërcënimit që paraqet për shtetin hebre.”

Është kjo përmbledhja e analizës kryesore të javës nga prestigjozja “The Economist”.

Artikulli paraprakReshjet e dendura të shiut në Vlorë/ Shembja e dherave bllokon bypassi-n e Vlorës
Artikulli tjetër“Vlora nën ujë, koha për veprime konkrete”, Myzafer Elezi propozon plan me 5 pika për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur përsëritjen e kësaj situate