Ilustrim që tregon një hartë të Lindjes së Mesme që është thyer dhe plasaritur, si një xhami.
“Vrite ose vritesh është logjika e re e rajonit”.
Në analizën e javës “The Economist” shkruan se me atë që ka ndodhur, “parandalimi dhe diplomacia do të ishin zgjidhja më mirë”.
“Që nga masakra e izraelitëve nga Hamasi më 7 tetor 2023, dhuna është përhapur.”
“Një vit më vonë, Lindja e Mesme është një centimetër larg një lufte gjithëpërfshirëse midis Izraelit dhe Iranit.”
“Prerja e kokës nga Izraeli e Hizbullahut (vrasja e kreut të saj), një milici libaneze e mbështetur nga Irani, e shtyu Republikën Islamike të lëshonte raketa mbi Izraelin më 1 tetor.”
“Izraeli mund të hakmerret, ndoshta duke goditur objektet industriale, ushtarake ose bërthamore të Iranit, duke shpresuar t’i japë fund një herë e mirë kërcënimit që paraqet për shtetin hebre.”
Është kjo përmbledhja e analizës kryesore të javës nga prestigjozja “The Economist”.