Korbi, Bretkosa dhe Pleshti ose Bardhi, Salianji dhe Berisha!

Nga Sidi Hasanaj
Dikur La Fonten i madh me elegancën e penës franceze, përmes fabulave të tij me personazhe kafshësh, identifikonte dhe pasqyronte fenomenet sociale dhe tipologjinë e njerëzve të shekullit të 20.
Sot, teksa dëgjoja sulmet e pandalshme propagandistike të deputetëve të “grupimit Gazi Kavajë” dhe atyre të Berishës, mendja më shkoi te personazhet e fabulave të La Fontenit… te Korbi, Bretkosa dhe Pleshti.
Binomi Salianji-Gaz Bardhi e nisën ditën herët…që në 8 të mëngjesit Nora e tyre (më shumë e Rrogozhinës sesa e Kelmendit, edhe pse ajo prezantohet si e Durrësit) nisi ligjërimin e saj në media. Artikuloi mesazhin se “të gjithë e dimë peshën e luanit që Berisha ka në botën politike të së djathtës, por nqs pa atë nuk fitohet ndaj Ramës, po ashtu ai duhet të kuptojë që me të në krye nuk fitohet”.
Ky mesazh politik u artikulua papushim gjatë gjithë ditës së sotme, deri në emisionet politikë të mbrëmjes, nga gjithë deputetët e komanduar nga Bardhi-Salianji, apo nga Ervini dhe Gazi.
Mirazhi që të krijonte ky argument, ishte ai i Korbit Dhelprës dhe Pleshtit.
E zezë dhe e ligë si korbi ishte dëshira e këtij grupimi të vriste të vërtetën.
E vërteta përmes fakteve, është se Berisha tashmë është një Plesht Politik në rëndesën e tij elektorale.
E vërteta është se Berisha ka humbur çdo betejë elektorale që ka marrë pjesë… ka humbur zgjedhjet e 1996 edhe përse i morri me manipulime që i kushtuan vendit dramën e 1997, humbi betejën e 2001,2003 dhe madje edhe të 2005 ku morri rreth 150mijë vota në proporcional më pak se e majta edhe pse sistemi mazhoritar e bëri fitues, humbi zgjrdhjet e 2009 dhe dëshira për pushtet e skllavëroi në aleancë me LSI-në e Metës… skllavërim që i faturoi PD-së qeverisjen më skandaloze të historisë me video ku zv.Kryeministri numëronte qindra mijëra€ e ku vriheshin mes bulevardi protestuesit ndaj kësaj video.
Berisha humbi 2013 në mënyrën më spektakolare, humbi zgjedhjet lokale të 6Marsit 2022, humbi turpshëm zgjedhjet e 14Majit 2023 edhe më turpshëm ripërsëritjen e tyre në Rrogozhinë (e Norës dhe Salianjit) dhe Kukës ku arriti të merrte vetëm 3300vota… sa një plesht politik.
E vërteta është që Berisha ka hyrë në epilogun politik, moral por edhe të lirisë së tij.
Por njësoj si bretkosa, korbat politiko-mediatik të binomit burëror Vini-Bardhi, kërkojnë që njërën këmbë (shalë më saktë) ta mbajnë te vagoni i Berishës dhe tjetrën te lokomotiva e qytetarëve Shqipëtarë… por kjo është e pamundur sepse lokomotiva e Shqipëtarëve shkon në korsi me drejtim të kundërt me atë të Berishës dhe shalët e bretkosës sado të gjata do shqyhen.
Lokomotiva e qytetarëve Shqipëtarë ka kohë që ulëret për ndarje nga Korrupsioni, krimi, skorjet e komunizmit, mendësia despotike e qeverisjes dhe imoraliteti politik.
Deputetë shëmbëlltyrë e bretkosës, Korbit apo pleshtit si Dash Sula, Ferdi Xhaferri, Gjekmarkaj, Nora (dikur) e me rradhë deri te dyshja Gazi-Salianji  e kishin vetëm njëherë mundësinë që të hynin në këtë lokomotivë… ngritën dorën e kërkuan (dikur Salianji-Nora-Gazi ishin zërat që akuzuan Berishën si politikanin më të lidhur me krimin, oligarkinë dhe korrupsionin) e më pas me karakterin e pleshtit,  shalët e bretkosës dhe ligësinë e Korbit u hodhën te vagoni i Berishës.
Aspak të dashur Luanër, Korba, Bretkosa, Nora Xhaferrër e Pleshta:
Ju e dogjët fatin tuaj politikë edhe pse patët biletën e artë për tju bashkuar qytetarëve… zgjodhët pazarin e gjësë së gjallë.
Sot Partinë Demokratike e drejton dejure e defakto Lulzim Basha, ai që shkelmoi kriminelët e Berishës që dikur edhe ju i akuzonit me emra, shkelmoi oligarkët e Berishës dhe Ramës, dhe vagonin e PD e ka lidhur pazgjidhsshëmisht me lokomotivën e qytetarëve… me përkrahjen parezerva ndaj Drejtësisë, me aleancën me SHBA dhe rinjtë e Shqipërisë që kërkojnë ofertë politike të doktrinës së djathtë… larg oligarkëve pranë modelit politiko-ekonomik perëndimorë!
Exit mobile version