Korça bilance negative për aksidentet rrugore, pse ky aks është kthyer në ‘njollë të zezë’? Flasin ekspertët

Në Qarkun e Korçës vijon të jetë shqetësues numri i lartë i aksidenteve rrugore shpesh edhe me pasoja për jetën.

Aksidenti me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur që ndodhi paditen e se dielës ndodhi pikërisht në një nga akset me risk të lartë të aksidenteve, në aksin Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Belorta.

Ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të shumta rrugore, ekspertet kanë përcaktuar kryqëzimet që lidhin zonat e banuara ku mungon sinjalistika vertikale, horizontale dhe mungesa e ndriçimit përgjatë këtij aksi.

Ky aks nga Dishnica deri në Plasë mbetet burim aksidentesh ku banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

“Njollat e zeza” janë të njohura dhe të raportuara edhe nga policia rrugore e qarkut të Korçës por ka munguar ndërhyrja për përmirësimin e situatës për t’i kthyer këto njolla me pak të rrezikshme për të rritur sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Për vitin 2023 kanë ndodhur 56 aksidente, me 8 persona të vdekur, 9 të plagosur rëndë dhe 49 të plagosur lehtë.

Sipas policisë aksident që ka ardhur si pasojë e një parakalimi të gabuar që solli edhe përplasjen kokë më kokë të dy mjeteve të cilët po lëvizin në kahe të kundërta. Nga ky aksident mbeti viktime një 36 vjeçar dhe u plagosen 4 të tjerë.

Artikulli paraprak‘Shqipëritë’ tona i ka zënë dhe i ka mbuluar ‘harami’ i hajdutërisë!
Artikulli tjetërZyrtare nga SPAK/ “Muratori”, zbardhen detaje nga megaoperacioni ndërkombëtar i drogës, pasuritë e sekuestruara në Shqipëri