Koreja e Veriut kërcënon Amerikën me armë bërthamore
Kim Jong-un ka lëshuar një video propagandistike shqetësuese të bombave bërthamore duke goditur Amerikën.
Pamjet tregojnë një nëndetëse e cila lëshon një raketë vrasëse dhe një bombë duke u lëshuar në Uashington.
Videoja katër minutëshe me titull ‘Shansi i fundit’, është prodhuar nga zyrtarët më të lartë ushtarak në Korenë e Veriut dhe u publikua në faqen e internetit të Qeverisë, DPRK.
“Nëse imperialistët amerikanë të lëvizin një inç afër nesh, ne menjëherë do t`i godasim ata me bomba bërthamore“, u shpreh Kim Jong-un.