Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot mbylljen e institucioneve shkollore për dy javë dhe pezullimin e aktiviteteve masive deri në datën 3 prill për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Mbyllja e institucioneve arsimore për një periudhë dyjavore për të parandaluar përhapjen dhe pastaj vlerësimi në proces, – tha Rama. – Pse, mbyllja e institucioneve arsimore?Pse, mbyllja e institucioneve arsimore?! – theksoi Kryeministri në mbledhjen e qeverisë. – Pjesa më pak e kërcënuar është pjesa e më të rinjve, por duhet kuptuar se të rinjtë apo fëmijët për shkak se duhet të shkojnë në shkollë apo kopsht dhe mblidhen së bashku janë mbartës dhe mund ta transferojnë virusin tek të tjerët dhe pse për ata virusi nuk shfaqet kërcënues për rrezikshmëri për jetën, dhe për këtë arsye ne besojmë se është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë anulimin e të gjitha aktiviteteve masive kulturore, sportive, dëgjesave e të tjera”.
Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, qeveria vendosi të mbyllë të gjitha institucionet arsimore për një periudhë 3-javore. Si pjesë e masave për përballimin dhe kufizimin e përhapjes së koronavirusit, në mbledhjen e qeverisë këtë mëngjes, kryeministri Rama tha se do të pezullohen të gjitha udhëtimet ajrore dhe detare me veriun e Italisë, prej një dite në karantinë. Kryeministri tha gjithashtu se do të kërkohen pezullimi i të gjitha aktiviteteve sociale dhe sportive.
Në mbledhjen e qeverisë, thërritur pak orë pas konfirmimit të dy rasteve të para në Shqipëri, Rama bëri thirrje për qetësi. “Receta më e gabuar tani është paniku”, tha ai. “Por ilaçi më i mirë në këto raste është qetësia. Zbatoni rreptësisht rekomandimet e autoriteteve dhe informohuni nga burimet zyrtare”.
“OBSH kundërshton me forcë mbylljen e kufijve”, tha kryeministri. “Është një masë shumë drastike, e përdorur thuajse fare, ose pjesërisht në raste shumë specifike, të lidhura me të dhëna shumë specifike që Shqipëria nuk i ka. Ne planin e veprimit e kemi në tryezë dhe sot me konfirmimin e rastit të parë, futemi në skenarin e parë”.
Qeveria ka vendosur një fond prej 400 milionë lekësh, për të plotësuar disa nevoja të kësaj faze të sistemit tonë shëndetësor, tha kryeministri.