Korreshi paralajmëron grevë urie: S’na ka votuar populli të hamë gjela deti

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, i ftuar në “Kafe Shqeto” në syritv, ka komentuar situatën aktuale politike në vend dhe qëndrimet e dhunës së vazhdueshme të kartonëve të mazhorancës ndaj opozitës, por edhe reagimin opozitar.

Deputeti demokrat paralajmëroi edhe hyrjen e ligjvënësve në grevë urie.

“Protesta do përshkallëzohet. Pa e përjashtuar grevën e urisë,” tha Korreshi, duke shtuar se: “Nuk na ka votuar populli të hamë gjela deti”.

“Do të anulohet parlamenti. Deri me 22 nëntor e kanë shtyrë. Gjithë këtë periudhë nuk do kemi mundësi as të flasim për probleme, për çfarë ndodh, për hajdutërinë, për makutërinë, por do të flasim direkt për buxhetin e shtetit. Pra çdo gjë do neutralizohet në parlamentin shqiptar. Nuk do kenë mundësi deputetët, nuk do kenë mundësi deputetët e opozitës që të flasin”– shtoi ai më tej.

Kjo shtyrja e bën të pamundur edhe diskutimet për buxhetin?

Korreshi: Këto i ka përjashtuar që ne të mos bëjmë debate ne komisione. Nuk mund te këtë parlament të rregullt kur nuk ka komisione të rregullta. Vetë kryetarja e Komisionit të Ligjeve është e para si Sekretare e Sekretariatit të Etikës që dhunon ligjin, që nuk respekton ligjin dhe ka dënuar, për agjitacion e propagandë kolegët, kjo bëhet e turpshme.

Demokracia përfaqësuese në çfarë kushtesh është?

Korreshi: Jemi në kushtet e një diktature. Ju them çfarë ligjesh që janë shkelur. Deputetët kanë zgjedhur kreun i grupit Gazment Bardhin, Kjo është abc-ja e krejt nisjes e këtyre problemeve. E dyta që është thelbësore e kërkesave tona është heqja e asaj të drejte që ka opozita për ngritjen e komisioneve hetimore. E ka përcaktuar Kushtetuta, nuk po na bëjnë ndonjë qokë ata. Duhet të firmosin një e katërta e deputetëve, ne që e kemi kërkuar kemi qenë 42 veta. Ndoshta kjo ka prishur balancat. Kemi kërkuar për Portin e Durrësit, skandalin McGonigal etj….

Exit mobile version