Korridori gjeostrategjik kino – pakistanez dhe nyja e Kashmirit

Diskutimi me të cilin Imran Khan ju paraqit popullit pakistanez pas fitores në zgjedhjet e përgjithshme të 2018 ngjalli jo pak shpresa, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm. Në këtë rast Kryeministri i ardhshëm i Pakistanit paraqiti programin e tij politik si të frymëzuar natyrshëm nga parimet nëpërmjet të cilave Profeti Muhamed qeverisi qytetin e Medinës pas Egjirës dhe përcaktoi linjat drejtuese për të ardhmen e kombit.

Përveç referimeve ndaj luftës kundër korrupsionit dhe vëmendjes ndaj shtresave shoqërore më të dobëta (gjë që i vendosi ideve të tij përkufizimin e papërshtatshëm të “populizmit aziatik”), Khan theksoi nevojën e gjetjes së një rruge të mesme midis Iranit e Arabisë Saudite dhe përmirësimin e raporteve me të gjithë fqinjët: nga Afganistani tek vetë Irani, deri tek rivali historik indian. Veç kësaj, drejtuesi i Pakistan Tehreek-e-Insaf (Lëvizja për Drejtësinë e Pakistanit) propozoi si objektiv jo vetëm atë të tërheqjes së investimeve të huaja në vend, por edhe atë e mësimit nga Kina të mënyrës me të cilën kjo ka arritur të nxjerrë nga një gjendje varfërie mbi 700 milion njerëz.

Pak më shumë se një vit nga zgjedhja e tij, Imran Khan është ende shumë larg nga arritja e objektivave të shpresuar. Pakistani mbetet akoma një vend me potencialitete të jashtëzakonshme (për shembull, popullsia e dytë më e re në botë), por me vështirësi të pafundme si ekonomike, ashtu edhe politike. Megjithatë, prej disa vitesh e këtej (me një përshpejtim të konsiderueshëm pikërisht nën qeverinë e Khan), Pakistani ka filluar të afrohet ndjeshëm me Rusinë dhe Kinën: të dy vendet që po udhëheqin procesin e integrimit euraziatik dhe që, midis fatesh të alternuara, po punojnë për shpërbërjen e sistemit të aleancave të ndërtuara nga Shtetet e Bashkuara në Lindje të Mesme dhe në Azinë Qendrore (në këtë kuptim është me rëndësi të konsiderueshme pikërisht afrimi progresiv i Rusisë dhe Kinës sa me vetë Pakistanin, aq edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me Egjiptin).

Në qershorin e 2017, njëlloj si India, Pakistani është bërë pjesë e Organizatës për Bashkëpunim të Shanghait dhe në tetorin e 2018 janë realizuar manovra të përbashkëta ushtarake ruso – pakistaneze. Por premisat për tejkalimin e gjendjes së vasalit “bërthamor” të Arabisë Saudite dhe për fitimin e një roli të dorës së parë në procesin e ndërtimit të rendit të ardhshëm multipolar janë të ngulitura në vlerën gjeostrategjike të projektit infrastrukturor të njohur si “Korridoi Ekonomik Kino – Pakistanez”: një vepër themelore në brendësi të Rrugës së Re të Mëndafshit që do të duhet të lidhë Kashgarin, në Ksiniangun kinez, me portin pakistanez të Gëadar.

Kjo vepër, e njoftuar qysh nga 2015 dhe për të cilën vetë Khan, pas zgjedhjes të tij, ka ushqyer disa dyshime përsa u përket rreziqeve të së ashtuquajturit “kurth të borxhit”, do të duhet të modernizojë krejtësisht sistemin e infrastrukturave të transportit të Pakistanit. Në fakt, marrëdhënie kino – pakistaneze parashikojnë modernizimin e autostradës Karachi – Lahore, rindërtimin e autostradës së Karakorum, fuqizimin e linjës hekurudhore Karachi – Peshaëar dhe ndërtimin e raporteve të qëndrueshme ushtarake midis dy vendeve.

Veç kësaj, vepra do të mundësonte krijimin e mbi 2.3 milion vendeve të punës brenda 15 viteve të ardhshme, të garantojë një rritje të shpejtë të rritjes ekonomike (e vlerësuar në 2.5% në vit) dhe të zgjidhë mungesën kronike për energji të Pakistanit. Për sa i përket kësaj të fundit, është me rëndësi kapitale të nënvizohet se “Korridori” mund të ofrojë një rrugëkalimi të ri për hidrokarburet iraniane në momentin ku India (importuesi i dytë në botë i naftës iraniane) duket se synon që të reduktojë (në mos t’i ndërpresë plotësisht) raportet tregtare me Iranin, duke ju nënshtruar vullnetit të Uashingtonit.

Në fakt, nga Gwadar ngarkesat e hidrokarbureve iraniane mund të arrijnë çdo destinacion: nga Lindja e Largme euraziatike në Afrikë. Në zonën e tregtisë së lirë, të ndërtuar sipas modelit të zonave ekonomike speciale kineze, parashikohet edhe ndërtimi i një platforme për magazinimin e gazit natyror të lëngëzuar (me një kapacitet prej 500 milion metrash kub në ditë) që do të duhet të lidhet drejtpërsëdrejti me gazsjellësin Iran – Pakistan: i njohur edhe si “Gazsjellësi i Paqes”. Një projekt i tillë është vonuar disa herë për shkak të vendosjes konstante të sanksioneve ndaj Teheranit, që megjithatë ka qenë në gjendje ta përfundojë pjesën e tij të infrastrukturës, në pritje që të Pakistani, kohët e fundit i demonstruar më shumë i vullnetshëm, të bëjë të njëjtën gjë.

Duket qartë se një projekt i tillë, përveçse e shkëput përfundimisht Pakistanin nga orbita “perëndimore”, do ta vinte në krizë të rëndë kontrollin e flukseve energjitike të rajonit nga ana e Uashingtonit, pasi do të shmangte militarizimin e vendosur në Ngushticën e Hormuzit: pikë gjeostrategjike nga e cila kalon 76% e nevojës energjitike aziatike. Veç kësaj, do ta bënte pothuajse joinfluente tentativën amerikane për të fituar një pozicion të rëndësishën në tregun e gazit nëpërmjet eksporteve të asaj që në mënyrë pakashumë paradoksale është quajtur si “freedom gas”. Kemi të bëjmë me një tentativë për të cilën Uashingtoni ka punuar rëndshëm, duke destabilizuar në mënyrë progresive burimet energjitike europiane në Afrikën Veriore e Lindje të Mesme (Libi, Algjeri dhe, në mënyrë të veçantë, Iran) dhe duke përshpejtuar përkeqësimin e raporteve midis Europës dhe Rusisë. Në këtë aspekt, administrata aktuale amerikane është treguar thuajse totalisht në linjë me paraardhëset e saj. Bile strategjia e penetrimit dhe e copëzimit të projektit euraziatik nën Trump ka përjetuar një agresivitet të rinovuar.

Pivot gjeopolitik për një strategji të tillë është në këtë moment të veçantë India e drejtuar nga Partia e Popullit Indian (Bharatiya Janata Party) e Narendra Modi. Në fakt, Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Indinë thelbësore për ta influencuar në mënyrë të drejtpërdrejtë sa Kinën, aq edhe Pakistanin e Iranin. Dhe vendi, pasi ka luajtur një rol të dorës së parë në brendësi të të ashtuquajturve BRICS, pavarësisht se Rusia vazhdon që ta konsiderojë bashkëbiseduesin më domethënës në zonën jugore të Eurazisë. Numrit të lartë të kontratave në fushën e mbrojtjes dhe të teknologjisë midis Rusisë dhe Indisë i shërbejnë si kundrapeshë raportet gjithnjë e më të ngushta që Neë Delhi po lidh me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Qysh më 2017, India ka qenë klienti më i madh i entitetit izraelian në sektorin e armatimeve. Specifikisht, ajo përfaqëson tregun më të madh për teknologjinë ushtarake izraeliane: spikasin këti “bombat inteligjente” Rafael Spice-2000, të përdorura shumë herë nga India në bombardimet e kampeve të grupit islamist Jaish-e-Mohammad në Kashmir. Kësaj i shtohet afërsia e presupozuar ideologjike midis partive në pushtet në vendet respektive: Likud dhe e sipërcituara Bharatiya Janata Party. Të dyja i konsiderojnë shtetet respektive si produktin e një ndarjeje koloniale, siguria e të cilëve do të vihej në rrezik nga fqinjët myslimanë. Pa marrë në konsideratë faktin që vetë partia indiane ka krijuar një narrativë që i paraqet hindùtë si historikisht të nënshtruar ndaj myslimanëve, pavarësisht se një “nënshtrim” i tillë u supozuar mund t’i referohet vetëm periudhës së Sulltanatit të Delhi dhe të Perandorisë Mogule, që nën drejtimin e Akbar-e Azam (Akbarit të Madh) njohu gjithsesi një periudhë harmonie të thellë fetare.

Tani, nuk duhet të habisë fakti që Izraeli, njëlloj si Shtetet e Bashkuara, të mos e shikojë aspak me sy të mirë realizimin e një infrastrukture në gjendje që të xhirojë regjimin e sanksioneve të vendosur Teheranit, duke i ridhënë energji ekonomisë së Republikës Islamike (e perceptuar nga Tel Avivi si kërcënim ekzistencial) dhe asaj të vetë Pakistanit, që duke u çliruar nga dara e dyfishtë saudito – amerikane, mund të transformohet në një fuqi rajonale të dorës së parë.

Nga këtu buron edhe propozimi jo shumë i fshehur për të shpërthyer një konfrontim të ri indo – pakistanez mbi Kashmirin. Ky i fundit është një prej rajoneve më të militarizuar të botës, e ndarë nga e ashtuquajtura “Vijë Kontrolli”, që akoma më shumë se zona e çmilitarizuar në kufirin midis dy Koreve përfaqëson sot kufirin më të paqëndrueshëm të të gjithë kontinentit.

Në këtë perspektivë futet alarmi terrorizëm, që ka çuar në mbylljen e vendeve të shenjta hindù Amarnath Yatra e Machail Mata Yatra, dhe abrogimi nga ana e Indisë e Nenit 370 te kushtetutës që garantonte “statutin special” e Jammu dhe Kashmir. Një akt ky i dënuar ashpër sa nga Pakistani, aq edhe nga Kina, e cila e ka quajtur veprimin indian si të “papranueshëm” dhe deri si “sulm ndaj sovranitetit kinez”. Në fakt, përtej konfliktit tashmë të njohur dhe kurrë të zgjidhur indo – pakistanez, rajoni qe në vitin 1962 objekt i një konflikti të shkurtër midis Indisë dhe Kinës, konflikt që shkaktoi mbi 2000 të vdekur dhe përcaktoi kontrollin nga ana kineze të Aksai Chin (i bërë pjesë e Republikës Autonome të Ksiniangut), i konsideruar nga indianët si pjesë përbërëse e Ladakh: një nënndarje administrative e Jammu dhe Kashmir.

Kur në vitin 1947 britanikët u tëhoqën pa formalizuar asgjë (taktikë e përdorur edhe në Palestinë), Kashmiri (me shumicë myslimane, në ndryshim nga Jammu e Ladakh respektivisht më shumicë hinduiste dhe budiste) qeverisej nga Maharaxhai hndù Hari Singh. Konfliktet e mëtejshme midis dy vendeve, përjashton humbjen e hidhur pakistaneze të 1971, nuk sollën efekte substanciale. Akoma sot, të dy rivendikojnë kontrollin total mbi rajon.

Ky konflikt ka pasur pasoja edhe mbi konfliktin e pambarimtë afganas. Shërbimet sekrete pakistaneze (ISI – Inter-services Intelligence), pasi kanë luajtur në vitet ’80 e shekullit të XX një rol të dorës së parë në ushqimin e xhihadizmit të markës ëahabite në funksion antisovjetik për llogari të CIA-s e të Mossadit, kanë përdorur territorin e thyer afganas për të stërvitur ekstremistë kashmiras që t’i shfrytëzonin si armë kundër pranisë indiane në rajonin e kontestuar.

Megjithatë, sot mbështetja “perëndimore” do të dukej më e madhe e prirur drejt Indisë nacionaliste të Modi; edhe pse nuk është absolutisht për t’u përjashtuar loja e zakonshme e dyfishtë amerikane: domethënë t’i egërsojë shpirtërat në maksimum, duke shfrytëzuar nga njëra anë pulsionet nacionaliste hindù dhe nga ana tjetër grupet terroriste e markës islamiste.

Në fakt, një Kashmir totalisht i destabilizuar do të bënte të kotë çdo përpjekje për realizimin e Korridorit kino – pakistanez. Dhe, më mirë akoma (për Shtetet e Bashkuara), një Kashmir totalisht indian do ta privonte Pakistanin nga një kufi i përbashkët me Kinën: një strategji që ka prodhuar tashmë frutet e saj në Europë me ndërtimin e një “kordoni sanitar” në kuptimin e vërtetë të fjalës, të përbërë nga shtetet balltike dhe të lindjes, në kufijtë perëndimorë të Rusisë. Kësaj i shtohet indipendentizmi asnjëherë i shquar ujgur në rajonin kinez të Ksiniangut. Një instrument destabilizimi (i shfrytëzuar mjeshtërisht nga Perëndimi) që alternon islamizmin sektar me drejt-humanizmin e markës “sorosiane”.

Si përfundim megjithëse është më pak e aftë të ndërhyjë në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet përdorimit të forcës së thjeshtë, vizioni gjeopolitik amerikan po i rafinon aspektet e tij pastërtisht strategjikë. Puna e shpërbërjes “nga brenda” (nëpërmjet të të tretëve) e projektit euraziatik po arrin me shpejtësi kulmin e saj nëpërmjet destabilizimit të një zone të gjerë ku Kina, Pakistani dhe India ndajnë kufijtë e tyre. Limimi i pozicioneve të secilës prej palëve duke përdorur instrumenta të garantuara nga Organizata për Bashkëpunim e Shanghait mund të jetë zgjidhja më e mirë, atëhere kur të gjithë synojnë realisht të bashkëpunojnë për një tejkalim real të çastit unipolar.

Në këtë kuptim, do të ishte me rëndësi themelore edhe që Pakistani t’i bashkohej përfundimisht forcave multipolare, duke eliminuar ambiguitetin e aparateve të caktuara shtetërore dhe duke kufizuar prozelitizmin e shpifur wahabit dhe rolin përkeqësues e luajtur brenda tij nga shërbimet e huaja. Në mënyrë të veçantë është nëpërmjet rizbulimit të mësimeve të Muhammad Iqbal që Pakistani do të mund të ndjekë rrugën e çlirimit real nga influenca e huaj.

(nga Geopoliticus)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Exit mobile version