“Korrupsioni dhe interesat e ngushta rrezikojnë sigurinë ushqimore në Shqipëri”

Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli, ka bërë një denoncim të fortë në lidhje me sigurim ushqimore në Shqipëri. Përmes një postimi në Facebook, Resuli thotë se skandali i fundit me mandarinat, pasqyron problemet e thella të një sistemi të kapur nga interesat e ngushta.

Ai ka akuzuar drejtuesit e ministrisë për dështimin në garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik, duke vënë në rrezik qytetarët dhe ekonominë e vendit.

Postimi i plotë i Resulit

Problemet në sektorin e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore po dalin në pah si pasojë e një sistemi të kapur nga interesa të ngushta ekonomike dhe politike. Ministria dhe drejtuesit e saj kryesorë kanë dështuar në garantimin e sigurisë ushqimore dhe në mbrojtjen e shëndetit publik, duke rrezikuar qytetarët dhe ekonominë e vendit. Shqipëria ka nevojë për një sistem transparent dhe të ndershëm, jo një institucion të kapur nga korrupsioni dhe interesat personale!

Çështjet e mëposhtme tregojnë një krizë të thellë dhe të rrezikshme:

1. Lopët me brucelozë – Kontrabanda e gjedhëve të infektuar nga Greqia në Korçe , një skandal që çoi në arrestimin e 40 personave në Greqi, ndërsa autoritetet shqiptare heshtin. Kjo rrezikon shëndetin publik dhe prodhimin vendas.

2. Ligje me porosi për medikamentet – Produkte të dyshimta nga Kina u tentua të futen në treg përmes ndryshimeve ligjore të porositura që i favorizojnë ato, pa asnjë vlerësim real të sigurisë dhe cilësisë.

3. Falsifikimi i etiketimeve – Hormoni Ethephon, i ndaluar për përdorim në kultura të caktuara, është lejuar duke i ndryshuar etiketiketen si i përshtatshëm për pambukun, kur në Shqipëri nuk mbillet pambuk. Ky manipulim është miratuar me firmë nga zv/ministri për sigurinë ushqimore pë ti hapur rruge tregetimit te tije në shqiperi .

4. Dështimi i vaksinës kundër brucelozës në të imta – Mungesa e efikasitetit të vaksinës ka ekspozuar popullatën ndaj rrezikut të infektimit dhe ka shkaktuar një dëm prej mbi 2 milionë euro për taksapaguesit shqiptarë.

5. Emërime politike në drejtori teknike – Drejtues pa kompetenca janë vendosur në poste kyçe, jo për interesin e punës, por për të shërbyer interesave të ngushta të ministrisë dhe rrjeteve të saj.

❗ Përgjegjësit kryesorë: Ministrja, zv/ministri për sigurinë ushqimore, zv/ministri për bujqësinë – i cili është gjithashtu një nga prodhuesit dhe tregtarët më të mëdhenj të mandarinave në vend – dhe drejtori i politikave në ministri, drejtoresha e prokurimeve ne Ministri te Bujqesise.

Ky grup njerëzish nuk i shërben interesit kombëtar apo konsumatorëve, por vetëm përfitimeve personale dhe biznesit të ngushtë.

KËRKOHET TRANSPARENCË DHE VEPRIM URGJENT SPAK ! Shqipëria ka nevojë për një sistem bujqësor dhe ushqimor të ndershëm, të sigurt dhe në shërbim të qytetarëve, jo një sistem të kapur nga korrupsioni dhe interesat private.

Exit mobile version