Korrupsioni flet vetë: Mbikalimi i unazës tek shkolla teknologjike, miliona lekë sot pa funksion dhe i panevojshëm

Nga terreni, kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Alfred Ahmetcenaj, ka bërë një denoncim për ndërtimin e mbikalimit të unazës së re pranë shkollës teknologjike. Sipas videomesazhit të Ahmetcenajt, mbikalimi i ndërtuar rishtaz, jo vetëm që ka bllokuar levizjen e sigurtë të qytetarëve por edhe i vendos ato çdo ditë në rrezik për jeten në kapërcimin e rrugës mes për mes makinave, duke fokusuar kamerën pikërisht tek kjo lëvizje e rrezikshme.
“Të nderuar bashkëqytetarë të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, ndodhem tek rrethrrotullimi I shkollës Teknologjike, që lidh rrugën e Kombinatit me unazën e re. Jam këtu për të denoncuar dy momente që janë skandaloze në gjykimin tim.
E para, deri përpara se të ndërtohej ky mbikalim I unazës së rë, I cili nuk ka funksion, këtu kishte një kalim për këmbësorë që bënte të mundur lidhjen e kombinatit me pjesën tjetër të qytetit të Tiranës, një kalim që nuk ekziston më dhe qytetarët detyrohen të kalojnë rrugën e makinave duke rrezikuar jetën e tyre çdo ditë.”

Ai vijon duke theksuar koston e lartë të ndërtimit të këtij mbikalimi I cili është sot jo vetëm i mbyllur, por edhe I panevojshëm, duke theksuar se ky ndërtim pa funksion evidenton korrupsionin qeveritar.

Video:

Exit mobile version