Gjatë takimit me shqiptarët në Athinë, Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, tha se që të luftosh korrupsionin duhet të mbështesësh SPAK. Sipas tij, kush thotë që është kundër korrupsionit dhe kundër SPAK, është me korrupsionin.
Basha tha se lufta kundër korrupsionit bëhet me akte, jo me fjalë dhe këtë e kanë treguar më së miri Demokratët Euroatlantikë. Ai solli në vëmendje projektligjin për vettingun e politikanëve dhe projektvendimin për heqjen e imunitetit të politikanëve, të cilat prej një viti ndodhen të depozituara në Parlament, por që Edi Rama dhe garda e vjetër nuk e fusin as në shqyrtim në rendin e ditës.
Basha më tej tha se kur të vij 11 maji, në fletën e votimit ka vetëm një forcë politike e cila është me akte dhe me vepra në krah të SPAK, që drejtësia t’i ndëshkojë politikanët e korruptuar dhe kjo është kolona 4, është Koalicioni Euroatlantik, janë kandidatët e koalicionit.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Që të luftosh korrupsionin, duhet të mbështesësh drejtësinë e pavarur. Nuk mund të ulesh njëkohësisht në dy karrige, provoje, shiko si të dalin këmbët. Provoje të ulesh në dy karrige, edhe kundër korrupsionit edhe kundër SPAK-ut. Kush ju thotë që është kundër korrupsionit dhe kundër SPAK, është me korrupsionin. O je kundër korrupsionit dhe je me SPAK-un, o je kundër SPAK-ut dhe je me korrupsionin. Kjo është ndarja në politikën shqiptare. Në njërën anë qartësisht është kryeministri i vendit, që të gjithë e dimë se ku i ka shokët. 313, aty u i ka shokët Edi Rama. Lufta kundër korrupsionit, bëhet me akte dhe jo me fjalë. Ndaj mbajeni mend, kur të vij ajo ditë e 11 majit dhe të shikoni atë fletë votimi, ka vetëm një forcë politike, ka vetëm një alternativë e cila është me akte dhe me vepra në krah të SPAK, që drejtësia mos t’i mbrojë por t’i ndëshkojë politikanët e korrupstuar dhe kjo është kolona 4, është Koalicioni Euroatlantik, janë kandidatët tanë. Nga kandiatët tanë nuk ka asnjë të korruptuar, asnjë të inkriminuar, nuk ka asnjë që ta ketë frikë SPAK-un, nuk ka asnjë që vjen kërkon votën për të marrë imunitet parlamentar kundër SPAK, jemi me SPAK, pro SPAK, kundër të korruptuarve, të gjithë korruptuarve.
Për t’i nxjerr zbuluar ata që mashtrimin e kanë kthyer në një art tjetër në Shqipëri, për t’i nxjerr zbuluar dua t’jua them edhe sot këtu në Athinë atë që çdo shqiptar e ka marrë vesh. Prej një viti e gjysmë ne kemi depozituar në Parlamentin e Shqipërisë zyrtarisht ligjin për vettingun e politikanëve. Kush nuk justifikon pasurinë, shkarkohet. Ky është standarti që ne kërkojmë për politikanët shqiptarë për të 140 deputetët shqiptarë, për anëtarët e kabinetit, për kryeministrin, për Presidentin, për drejtuesit e lartë të shtetit. Me ligjin tonë për vettingun e politikanëve, ndahet shapi nga sheqeri siç thotë populli, Dhe atëherë e kuptojmë kush është i korruptuar, e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, kush i justifikon pasuritë e tij, të familjes së tij, të të afërmve të tij dhe kush jo. Janë të bashkuar Edi Rama dhe garda e vjetër që mos ta fusin këtë ligj as për shqyrtim në rendin e ditës.
Po në të njëjtën kohë edhe projektamendamentin për heqjen e imunitetit të parlamentarëve. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që kur një parlamentar dyshohet se ka kryer një krim në veçanti një krim të rëndë si korrupsioni apo krimi i organizuar, nuk ka nevojë të mblidhet parlamenti t’i heq imunitetin, por shkon si çdo qytetar në prokurori, në qoftë se është e nevojshme në arrest dhe para gjyqit.
Këto janë fakte që flasin vet. Dhe ky është dallimi i parë midis nesh dhe gardës së vjetër. Ne jemi kundër korrupsionit me akte, ne jemi kundër korrupsionit me vepra. Ndërsa ata po bëjnë gjithçka për të mbrojtur veten e tyre.