Operacioni i SPAK në Zyrën Arsimore të Dibrës dyshohet se është dekonspiruar. Nga ky aksion u ndaluan Fitim Farruku, shef finance në Këshillin e Qarkut, Lulzim Dani polic bashkiak në Bashkinë Dibër, bashkëshorti i Drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit si dhe Halit Shehu, specialist pyjesh.
Prokuroria e Posaçme njoftoi se hetimet nisën pasi Halit Shehu ka dashur të fillojë punë si mësues. Për këtë arsye ai ka kontaktuar Fitim Farrukun, të cilit i dha 100 mijë lekë. Ky i fundit i ka premtuar kundrejt shpërblimit që ti sigurojë ndikim te drejtuesit e Zyrës Arsimore që të punësohet si mësues.
Pas marrjes së zarfit me lekë Fitim Farruku takoi burrin e drejtoreshës së Arsimit, Lulzim Dani. Ndrëkohë, burimet thonë për abcnews.al se ka dyshime që operacioni u dekonspirua pasi, Lulzim Dani nuk i mori zarfin me lekë Fitim Farrukut.
Sakaq, Halit Shehu dhe Shefi i Financës së Këshillit të Qarkut, Fitim Farruku u arrestuan 2 ditë më parë. Burri i Brikena Danit, Dr. e Arsimit Dibër, Lulzim Dani u shoqërua dhe u la i lirë.
SPAK përgjoi telefonat dhe përgjim ambiental, nuk arriti të provonte korrupsionin nga Lulzim Dani. /abcnews.al