Korruptoi McGonigal për të sulmuar Bashën/ Gaba: Rama hipokrit kur bën si i përdëllyer për emrin e Shqipërisë, pagoi të sajoheshin poshtërsira në anglisht kundër kundërshtarit të tij

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, anëtari i kryesisë së PD, Gentian Gaba, shkruan se Edi Rama është hipokrit kur bën si i përdëllyer për emrin e Shqipërisë.

Gaba shprehet se ishte Rama ai që korruptoi McGonigali për të sulmuar Lulzim Bashën, duke shpikur poshtërsira në anglisht kundër kundërshtarit të tij.

Më poshtë postimi i plotë i Gabës:

Edi Rama eshte korruptuesi i agjentit te FBI-se, te cilin e perdori per te goditur kundershtarin e tij politik Lulzim Basha. Ky Edi Rama, qe ka zv. Kryeministrin ne arrati, qe ka inceneratore ne letra, rruge te florinjta qe shemben nga pesha e korrupsionit, qe kanabizoi vendin me ministrin e tij te brendshem qe tashme eshte denuar, te zezat e te cilit mund te marrin libra per t’u pershkruar, eshte edhe hipokrit kur thote se eshte perdellyer ne mbrojtje te imazhit te Shqiperise.
Nese do t’i digjej shpirti per imazhin e Shqiperise, minimalisht, nuk korruptonte agjentin e FBI-se per te sajuar poshtersira ne anglisht ndaj kundershtarit te tij. Hipokrit!

Exit mobile version