Kosova e nis mbarë “PARIS 2024”, boksierja Sadiku fiton në raundin e parë në Lojërat Olimpike

Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike. Boksierja kosovare triumfoi në raundin e parë në kategorinë deri në 60 kilogramë ndaj tajlandezes, Thananya Somnuek.

 

Tri raundet ishin mjaft të barabarta edhe me pikët nga juria. Teksa, me vendim të ndarë, tre gjyqtarë ia dhanë pikët Sadikut, kurse dy të tjerë Somnuek, për nisjen e mbarë të boksieres tonë

Pas raundit të dytë, te Sadiku u vërejt lodhja, megjithatë arriti të bënte një raund të fundit fantastik, i cili ia siguroi edhe fitoren.

Pas fitores, Donjeta Sadiku u tregua mjaft e qartë, teksa tha se e dëshiron medaljen olimpike. “Është një ndjenjë e mrekullueshme. Me trajneren kemi punuar kohë të gjatë për këto ditë. Synimi im është i qartë, medalja olimpike. Ka qenë kundërshtare mjaft e mirë, jam ndesh edhe më herët me të”, u shpreh ajo.

Artikulli paraprakThirrja e Borrell: Gjeni një zgjidhje politike për t’i dhënë fund ‘çmendurisë’ në Rripin e Gazës
Artikulli tjetërSistemet zgjedhore në Shqipëri nga 1991-2024/ Pazaret Rama-Berisha përsëriten, rruga drejt monopolizimit tipari kryesor