“Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë”- Alarmi i historianit të njohur: Qeveria serbe, nën presion të madh, mund të organizojë konflikt

Teksa vëzhgon situatën gjeopolitike, e përgjigjet për identitetin e Kosovës, ajo që thotë historiani i njohur zviceran Oliver Jens Schmit, është alarm. Thotë se shteti duhet të përgatitet “për një konflikt të mundshëm ushtarak”.

 

Ai theksoi se do të ishte e rëndësishme që Kosova të ketë shpejt një qeveri stabël që e përgatit, me të gjitha palët e rëndësishme, shoqërinë për një konflikt të mundshëm.

“Do të ishte më e rëndësishme të flitej për mbrojtjen ushtarake, mbrojtjen civile, spitalet, planet e emergjencës dhe të përgatiten ato seriozisht sesa për gjuhën dhe letërsinë”, thotë Schmitt në një intervistë për gazetën KOHA në Kosovë.

Sipas tij, krahas Republikës së Moldavisë, Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë.

“Krahas Republikës së Moldavisë, Kosova është një nga shtetet më të rrezikuara në Evropë. Në Kosovë, rreziku i luftës nuk diskutohet më seriozisht sesa në vendet e tjera evropiane. Ajo që nevojitet tani nuk janë debate për identitetin, por përgatitje serioze për një sulm. Qeveria serbe është nën një presion të madh dhe mund të përpiqet të organizojë një konflikt me Kosovën. Serbia është riarmatosur masivisht vitet e fundit. Megjithatë, prania amerikane në Kosovë e ka penguar Serbinë që të përdorë këto armë. BE-ja nuk mund ta zëvendësojë SHBA-në si fuqi mbrojtëse e Kosovës. Prandaj do të ishte e rëndësishme që Kosova të ketë shpejt një qeveri stabile që e përgatit, me të gjitha palët e rëndësishme, shoqërinë për një konflikt të mundshëm”, thotë Shcmitt.

Artikulli paraprakKrisma nuk pati
Artikulli tjetërKujt i duhet Nesti Angoni?