Kosova i ikën izolimit dhe zbarkon në Shqipëri, mbi 5 mijë në 11 orë

Kosova zbarkon në Shqipëri për fundjavë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se që nga dita e mërkurë kanë kaluar kufirin 1,475 qytetarë, më 8 prill kanë kaluar kufirin 1,845 qytetarë dhe më 9 prill nga ora 00:00 deri në orën 11:00 kanë kaluar kufirin 5,498 qytetarë.

“Po ua përcjellë të dhënat, numrin e personave që kanë kaluar kufirin, më 7,8 dhe 9 prill nga ora 00:00 deri në ora 11:00. Datë 07.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1475 persona, datë 08.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1845 persona, datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, ditë më parë Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti mori vendim për masa të reja antiCOVID-19, ku ndër masat ishte edhe mbyllja totale e gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Artikulli paraprakBasha prezanton programin për kulturën aty ku do ringrihet Teatri: Pjesëmarrësit në atë krim do të ndëshkohen
Artikulli tjetërAkt 2% të buxhetit/ Taulanda Jupi prezanton programin e PD për kulturën dhe artin