Kosova jep nga 100 euro shtesë për pensionistët, dyfishim i ndihmës sociale

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që t’ua ndajë nga 100 euro shtesë të gjithë pensionistet për muajin nëntor. Ndërsa, për muajin nëntor e dhjetor dyfishohen pagesat e përfituesve të skemave sociale.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se nga ky vendim do të përfitojnë 300 mijë familje.

“Duke konsideruar rrethanat të cilat kanë ndikuar në ekonominë e Kosovës, Ministria e Financave në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike ndaj pandemisë COVID-19, mbështetja 3.2 për pensionistët propozon ndarjen e 30 milionë eurove në ndihmë të skemave pensionale”, tha Murati, përcjell Telegrafi.

“Me këtë vendim, synohet mbështetja e kategorive më të cenueshme, pra do të ndajmë 100 euro shtesë për nga skema pensionale që paguan shteti, për deri sa pensioni nuk kalon 500 euro, përkatësisht 300 mijë familje do të përfitojnë nga kjo masë. Do të përfitojnë 200 mijë familje dhe 20 mijë familje nga pensionet e luftës dhe 30 mijë pensionist të kategorive të tjera”, ka shtuar ai.

Murati ka treguar se për muaj nëntor dhe dhjetor janë dyfishuar skemat sociale.

“Në kuadër të masës 3.2 për mbështetjen e pensionistëve dhe familjeve me asistencë sociale, ky vendim synon dyfishimin e pagesës për dy muajt e mbetur të vitit. Pra, rritja do të jetë dyfish prej 260 euro. Duke marr parasysh rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës që t’iu dalim në ndihmë 20 mijë familjeve që përfitojnë nga kjo masë, me masën paraprake që preken direkt nga masat”, ka përfunduar Murari.

Exit mobile version