Kosova vijojn të shkruajë historinë në Lojërat Olimpike, Nora Gjakova fiton medaljen e tretë të Artë

Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë olimpike, pasi mposhti Sarah Leoine Cysiquen në finale të hënën, duke i siguruar Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj. 

Nora triumfoi ndaj francezes në finale e kategorisë deri në 57 kilogramë, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierë.

Triumfi i 28-vjeçares nënkupton se Kosova i ka fituar tashmë dy medalje të arta në Tokio 2020 dhe tri të arta në historinë e saj në Lojëra Olimpike, që të rija në xhudo.

Është një histori olimpike për sportin kosovar që po shkruhet nga vashat, sepse pas medaljes së parë olimpike në historinë e Kosovës të fituar nga Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio 2016, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i ndoqën hapat e saj në Japoni.

auto 11627294909

noraa

2 78 600x360 1

Artikulli paraprakRonaldo rikthehet në Torino
Artikulli tjetërBasha përshëndet Nora Gjakovën për medaljen e Artë: Historike! Kosova po ngrihet ballëlartë!