Kosovë, arrin në 852 milionë euro borxhi publik

An employee of GSA Austria (Money Service Austria) holds wads of new 500 euro banknotes at the company's headquarters in Vienna July 22, 2013. The GSA delivers new and collects old currency for the Austrian National Bank. REUTERS/Leonhard Foeger (AUSTRIA - Tags: POLITICS BUSINESS TPX IMAGES OF THE DAY) - RTX11V1K

Gjatë vitit që lamë pas borxhi publik i Kosovës është rritur me rreth 100 milionë euro në raport me vitin paraprak. Rritja e shpejtë e borxhit nga njohësit e ekonomisë në vend po konsiderohet si sinjal i keq për të ardhmen e shtetit. Duke u bazuar në të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave (MF) shihet se në fund të vitit që lamë pas borxhi publik i Kosovës ka arritur në 852 milionë euro e derisa në fund të vitit 2015 borxhi publik i Kosovës ishte 748 milionë euro, shkruan Zëri. Gjithnjë duke u bazuar në të dhëna zyrtare të Ministrisë së Financave shihet se nga kjo shumë 373 milionë euro është borxhi ndërkombëtar derisa pjesa tjetër i përket borxhit të brendshëm. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave shihet se në vitin 2012 borxhi publik i Kosovës ka qenë 409 milionë euro, derisa në vitin 2013 shuma e borxhit ka arritur në 476 milionë euro. Në vitin 2014 shuma totale e borxhit publik ka arritur në 582 milionë euro e derisa një viti më vonë, në vitin 2015, shihet se borxhi publik është rritur në masë enorme duke arritur në 748 milionë euro. Në fund të vitit 2016 borxhi i Kosovës ndaj Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kishte arritur në 169 milionë euro, derisa ndaj Agjencisë Ndërkombëtare për Zhvillim ka arritur në 36 milionë euro. Po ashtu borxhi i Kosovës ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar ka arritur në 113 milionë euro, ndaj “UniCredit” 6.4 milionë euro, si dhe ndaj KfW-së 47 milionë euro.

Exit mobile version