Sa herë që flitet për zhvillim, rritje ekonomike në Kosovë, nga autoritetet kompetente përmenden investimet e huaja. Këto investime edhe pse konsiderohen si infuzion për zhvillim të përgjithshëm ekonomik, pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, thuajse për çdo vit kanë pësuar rënie. iti 2014, ka qenë periudha kur në Kosovë ka pasur më së paku kapital të huaj dhe kjo për faktin se gjatë atij viti për gjashtë muaj radhazi, Kosova ishte zhytur në krizë politike e institucionale. Kurse, gjatë vitit të kaluar ka pasur një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja. Edhe ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar për trendet ekonomike, ku sipas tij, treguesit ekonomik sugjerojnë se ekonomia e Kosovës është vendosur në një trend afatgjatë të rritjes. Ai ka përmendur se investimet e jashtme gjatë vitit 2015 kanë qenë mbi 320 milionë euro, krahasuar me 151 milionë euro gjatë vitit 2014. kspertë për çështje ekonomike, vlerësojnë se kriza politike dhe niveli i lartë i korrupsionit, ndikojnë në zbehjen e interesimit të investitorëve të huaj që kapitalin e tyre ta shtrijnë në Kosovë. Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, Shpend Balija, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se arsye e mungesës se nivelit më të lartë të investitorëve është pasiguria e tyre për shkak të mungesës së sundimit të ligjit në Kosovë. “Gjithsesi edhe kriza politike është një dëm i madh që i bëhet Kosovës, për shkak se imazhi negativ, gjithmonë qarkullon më shpejtë në mediet globale. Dhe, kur mediet globale përqojnë këto mesazhe, investitorët e huaj të cilët edhe ashtu e kanë një imazh të dëmtuar në raport me Kosovën, krijojnë një perceptim negativ. Kur i shtohet edhe doza e pasigurisë në Kosovë, atëherë krijohet një panikë sa i përket sigurisë së investimeve”, ka thënë Balija. Qeveria e Kosovës së bashku më partitë opozitare, sipas tij, do të duhej të punonin më shumë drejt krijimit të një imazhi më të mirë politik në vend, pasi ky imazh, siç thotë ai, po ndikon që investitorët e huaj kapitalin e tyre të orientojnë në vendet e rajonit. Por, mendim tjetër për nivelin e ulët të investimeve të huaja në Kosovë, paraqet profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj. Ai shprehet se shkalla e lartë e korrupsionit dhe burokracia është pengesa kryesore e ardhjes se investitorëve të huaj në Kosovë. ‘‘Çështja e politikës që zhvillohet në nivel qendror, unë nuk besoj se ka ndikim aq sa qeveritaret tanë po mundohen ta shprehin këtë perceptim të tyre individual. Këtu është shkalla e lartë e korrupsionit dhe pamundësia e investitorëve që të jenë vërtet zot të bizneseve të tyre gjatë veprimit dhe niveli i shkallës se tatimeve (pasi i tatojnë qysh në fillim), tregon se Kosova nuk është mjedis i favorshëm për investitorët e jashtëm”, shprehet Ramosaj.
Kryesore
Continue to the category“Turp për Ramën dhe Berishën”, Basha: Në Shqipëri bëjnë pazare me...
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar ashpër pas përplasjeve mes shqiptarëve në takimin e kryeministrit në Londër. Basha ka akuzuar Edi...