Kosovë/ Përfundon votimi i diasporës, marrin pjesë mbi 14 mijë qytetarë në 19 shtete të botës

Ka përfunduar procesi i votimit të diasporës për zgjedhjet në Kosovë.

Sipas informacioneve të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë, mbi 14 mijë qytetarë në 19 shtete të botës kanë hedhur votën e tyre në ambasada dhe konsullata. Ndërkohë mbi 20 mijë qytetarë në diasporë ishin regjistruar për të votuar.

Nga 20,324 votues të regjistruar për të votuar në sipërfaqen diplomatike, kanë 14,463 qytetarë, që përfshin Qendrat e Votimit në Washington, Ottawa, Toronto dhe New York.

Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Ndërkohë, nga 9 janari e deri më 8 shkurt, emigrantët kanë mundur të votojnë edhe përmes postës

Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

Exit mobile version