Administrata Tatimore e Kosovës njofton se është rritur numri i qytetarëve të Kosovës që raportojnë për parregullsitë tatimore. Nëpërmes një komunikate për mediat, ATK bën të ditur se qytetarët në vazhdimësi janë duke bashkëpunuar me ATK-në, në mënyrë që të kapen rastet, të cilat krijon shmangie tatimore, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrave zyrtare nga ana e punëtorëve të ATK-së. “Vetëm gjatë periudhës nëntëmujore të këtij viti, përmes linjës online dhe kutisë së vërejtjeve janë raportuar 598 informacione për parregullsi tatimore, ku për të cilat janë gjobitur 298 biznese. Sigurisht një bashkëpunim si ky ka dhënë efektet e tij edhe në rritjen e të hyrave, rritjen e numrit të bizneseve të fiskalizuara, monitorim më efikas të veprimtarive të lojërave të fatit, etj.”, thuhet në komunikatë. Sipas ATK-së, kjo është vlerësuar edhe në raportimet e organizatave ndërkombëtare, ku së fundi UNDP ka publikuar raportin, i cili ka të bëjë me shkallën e korrupsionit në institucione, në të cilin përfshihet edhe Administrata Tatimore e Kosovës, ku perceptimi i prezantuar është në shkallen 18,2 për qind ose rreth 7 për qind më pak.