Kuvendi i Kosovë pritet që këtë javë të bëjë një përpjekje të re në kuadër të përmbylljes së seancës konstituive, që ka si qëllim zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të këtij institucioni. Ndërkohë, përpjekjet e partive politike në koalicionin PAN ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për të siguruar votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, janë duke vazhduar. Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti Adem Mikullovci, ka thirrur për të enjten vazhdimin e seancës së nisur që nga 3 gushti. Analisti politik, Imer Mushkolaj tha për Radion “Evropa e Lirë” se lëvizjet e fundit politike nga subjekti Aleanca Kosova e Re, e cila ka paralajmëruar zgjidhje edhe jashtë koalicionit të saj me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën, japin indikacione se konstituimi i Kuvendit do të ndodh shpejt. “Krijimi i institucioneve të reja brenda kësaj jave është në dorën e zotit [Behgjet] Pacolli. Ai ka dhenë sinjale të qarta se tashmë dëshiron që ta zhbllokoj situatën. Natyrisht që kur e thotë një gjë të tillë dihet se po i bashkohet koalicionit PAN. Kjo zvarritje e mëtejme, thënë kushtimisht, varet shumë vetëm nga mënyra sesi zoti Pacolli do të bëhet pjesë e qeverisë, respektivisht nga pozitat që ai mund t’i kërkojë për vete dhe partinë e tij”, thotë Mushkolaj. Zgjidhja që ka ofruar Aleanca Kosova e Re, vijon Mushkolaj, bëhet edhe më e besueshme për faktin se nuk ka asnjë përafrim apo ndonjë marrëveshje ndërmjet partive të tjera, përkatësisht ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë kontradikta shumë të mëdha dhe tash për tash bashkëpunimi mes tyre mungon dhe nuk mund të bashkëpunojnë për të krijuar një shumicë të nevojshme. Andaj, Pacolli shihet si zhbllokues i situatës”, thekson Mushkolaj.
Kryesore
Continue to the categoryFestivali i arkitekturës/ Musai: Akt i mirëfilltë teatral. Po përdoret për...
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...