Mjekët: Kosto e paketës anti-COVID, 1200 euro, qeveria kompenson vetëm ilaçin që kushton 240 lekë

Qesharake ajo që ndodh me “shëndetësinë falas” të Ramës. Mjekët kanë deklaruar sot në një takim me Kryetarin e PD, Basha se e gjithë paketa anti-COVID mund të kushtojë minimalisht 1200 euro, ndërsa qeveria kompenson vetëm ilaçin që kushton vetëm 240 lekë. Mjekët janë shprehur se nuk kanë aparaturat që masin oksigjenin në gjak të pacientëve. Situata është një tmerr i vërtetë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një bisedë me mjekë familje dhe specialistë të shëndetësisë për të diskutuar situatën e pandemisë nga COVID-19.

Mjekët i bën me dije Bashës se marrja e tamponit vonon deri në 10 ditë nga fillimi i simptomave, duke shtuar se 5 ditë pas fillimit të simptomave tamponi nuk vlen si metodë testimi.

Basha: Dje, kam kontaktuar me të sëmurë që kërkonin mbështetje për gjendjen ku ishin. Kam informacione për dhjetra raste të paraportuara nga autoritetet. Numri i fataliteteve shumë më i lartë se ai i raportuar. Dua të dëgjoj mjekët se me çfarë vështirësish përballeni ju.

Mjekët: Rastet janë aq të shumtë sa detyrohemi t’i dërgojmë në spitale private për të bërë skanerin. Nuk kemi oksimetër për të matur saturimin me oksigjen. Marrja e tamponit vonon deri në 10 ditë nga fillimi i simptomave. 5 ditë pas fillimit të simptomave tamponi nuk vlen si metodë testimi.

Të gjitha mjetet mbrojtëse i blejmë vetë. Mungesat si tek mjekët ashtu edhe tek pacientët. Marrja e rezultatit 2 javë nga shfaqja e simptomave. Në mungesë të tamponeve i dërgojmë pacientët të bëjnë skaner në privat. Një rast konkret, më 21 u paraqit, më 26 është testuar, rezultati me 2 nëntor. Gjatë periudhës së pritjes, kontakteve të te pacientit nuk i bëhet tamponi. Rasti konkret, gruas së pacientit nuk iu bë tamponi.

Exit mobile version