Kostot e prodhimit u rritën me 2.8% në janar-mars, përpunimi i ushqimeve me vlerat më të larta

Kostot e prodhimit në tremujorin e parë të vitit 2024 u rritën me 2.8%, një tregues që sinjalizon rritjen e çmimeve në tregjet e pakicës në të ardhmen.

Sipas INSTAT, një vit më parë, ky ndryshim ishte 9,4%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e parë 2024 shënoi rritje me 1,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

Krahasuar me tremujorin e parë 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 7,2% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 3,9%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,8% dhe “Industri përpunuese” me 1,2%.

Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 4,5%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 4,1%, “Prodhimi i pijeve” me 3,8%, “Metalurgjia” me 3,1%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 2,6%, “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve” me 2,2%, etj.

Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve mineralë jo metalikë” me 2,5%, pasuar nga “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 2,2%, “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2,0% “Përpunimi i tekstileve” me 1,6%, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1,1%, etj.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023 shënoi rritje me 3,5%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 10,5%, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 3,8%, “Industria Përpunuese” me 1,2% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,2%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023 shënoi rritje prej 0,5%. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 4,0%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 3,9%, “Industria Përpunuese” me 0,1%.

Nga ana tjetër, seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” ka shënuar ulje me 1,3%.

Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, rritja më e madhe prej 1,9% vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 1,9%, pasuar nga seksionet “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 1,6%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,2% dhe “Industri Përpunuese” me 0,8%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetet “Metalurgjia” me 2,9%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,7%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 1,0%, etj.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas krahasuar me tremujorin e katërt 2023, indeksi shënoi rritje me 0,9%. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 2,0%, pasuar nga seksionet “Industri Nxjerrëse” me 1,3%, “Industria Përpunuese” me 0,4% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka shënuar ulje me 0,2%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport krahasuar me tremujorin paraardhës shënoi rritje me 0,3%. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 2,5 %, pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 0,1%. Nga ana tjetër seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka shënuar ulje me 0,9%./Monitor.al

inds

Artikulli paraprakA.N.K, Albstar, Fusha…/ Peshkaqenët që morën copat e mëdha të rrugëve
Artikulli tjetër“Taksa progresive dëmton shtresën e mesme”/Kthupi: Taksa e sheshtë rrit mirëqenien. Programi antikorrupsion çliron ekonominë