KPA shkarkon nga detyra Alfred Ballën, kreun e KLP! Ina Rama: I hiqet mundësia për 15 vite për të kandiduar për prokuror, apo magjistrat apo inspektor

Kolegjin e Posaçëm të Apelimit kaloi sot në vetting në shkallën e dytë kreun e KLP, Alfred Balla, ankimuar nga Komisioneri Publik.

 

Pas shqyrtimit KPA vendosi largimin e Ballës nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.

Trup gjykues e quan të drejtë ankimin e Komisionrit Publik. Trupi Gjykues me shumicë votash vendosi ndryshimin e vendimit numër, 675, “ndërprerje të procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën.
Balla nuk mund të pranohet si gjyqtar, ose prokuror, anëtari KLP apo KLGJ, inspektor i Këshillit të Lartë ose prokuror i përgjithshëm. Ky vendi hynë në fuqi menjëherë” u shpreh Ina Rama.

Alfred Balla u zgjodh në KLP, si kandidat i propozuar nga shoqëria civile, ndërkohë që ai me herët ka mbajtur postin e këshilltarit ligjore të Gjykatës së Lartë në vitin 2007.

Ndërkohë që Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Vettingut për Ballën, duke rikthyer në vëmendje se kreu i KLP nuk gëzon statusin e magjistratit.

Në përfundim të mandatit, Alfred Balla kërkon që të ushtrojë funksionin në një prej prokurorive të Apelit, por sipas Komisionerit Publik, Alfred Ballës i duhet hequr e drejta për 15 vite te ardhshme për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë pasi nuk gezon statusin e magjistratit.

Artikulli paraprakNga mësues personal i motrave të Ahmet Zogut, tek shefi i parë i shërbimit sekret shqiptar! Kush është Haki Stërmilli
Artikulli tjetër“Të burgosurit mjekoheshin pa kushte sanitare, udhëheqja kishte një klinikë e posaçme dentare”, rrëfimi i mjekut stomatolog: Sa paguheshim në diktaturë