KPK shkarkon prokurorin e Vlorës, Xhemal Saliaj

Prokurori i Vlorës, Xhemal Saliaj u shkarkua të hënën nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, pas problemeve dhe barrave të provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin.

 

Saliaj i kundërshtoi gjetje e KPK-së dhe pati kërkuar konfirmim në detyrë, por trupa e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen, i ka gjetur problemet e konstatuara të mjaftueshme për të sjellë shkarkimin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Xhemal Saliaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si prokuror në Prokurorinë e Beratit, ku ka ushtruar dhe funksionin e drejtuesit.

Prej vitit 2013, ai e ushtron detyrën në Prokurorinë e Rrethit Vlorë. /BIRN

Artikulli paraprak“Gjimshiti do të jetë mungesë e madhe për ne”, Ajeti nuk ka dyshime: Besoj te fitorja kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë
Artikulli tjetër“Greqia e mban në fuqi Ligjin e Luftës, sepse s’do t’ua kthejë tokat”- Çështja e Çamërisë në dosjet diplomatike dhe heshtja komuniste! Ç‘përmbante kërkesa urgjente e konsullit Mid’hat Frashëri