KQZ ka miratuar dje fondet publike që do t’u shpërndahen partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e 25 qershorit. Në total janë 65 milionë lekë dhe fondi paraprak për partitë ndahet në 2 pjesë, nga të cilat 95% shkon për partitë që kanë më shumë vota dhe vetëm 5% për partitë e vogla. Kështu, PS përfiton nga buxheti i shtetit 28 milionë lekë dhe ndiqet në listë nga partia më e madhe opozitare në vend, Partia Demokratike, e cila përfiton 20.7 milionë lekë. LSI merr nga buxheti i shtetit 7.1 milionë lekë si partia e tretë më e madhe në vend. Pas saj renditen PR e Fatmir Mediut me 2.1 milionë lekë, PDIU me 1.7 milionë dhe Fryma e Re Demokratike me 1.1 milionë lekë. PDS dhe PSD gjithashtu përfitojnë sipas numrit të votave të mbledhura në zgjedhjet e fundit. 10 partitë e tjera përfitojnë një kuotë të barabartë nga KQZ, shumën prej 325 mijë lekësh. Por nëse pas zgjedhjeve, ato nuk e kalojnë pragun e nevojshëm të votave sipas Kodit Zgjedhor, pra 0.5% të votave në shkallë vendi, detyrohen që këtë shumë ta rikthejnë sërish në KQZ.
Kryesore
Continue to the categoryKujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e...
Nga Blerina Gjoka
Në sheshin mes dy godinave që qëndrojnë ende në këmbë të ish burgut famëkeq të Spaçit, dy burra përqafohen dhe për një...