Më 12 prill të këtij viti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se ka shpërndarë fondet për partitë politike. Por gjatë gjithë fushatës, PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeajt është ankuar se nuk ka marrë para nga KQZ-ja.
Të njëjtën gjë e ka përsëritur ditën e sotme kreu i komanduar i PD-së, Enkejeld Alibeaj. Në një intervistë me Denis Mingën, ai tha se KQZ nuk i ka dhënë fonde dhe kjo e ka penguar për të bërë fushatë.
“Përfaqësimi ynë me 61 kandidatë do të ishte për ata njerëz që besonin me model të ri, larg berishizmit, për të rrëzuar regjimin e Ramës. Ky model i ri është të bësh ndryshe nga ç’bën Rama. I kuptoj vështirësitë. Ende s’kemi marrë fondet. E bëjnë për të na penguar, ka edhe një masë të madhe presioni e asfiksie”, theksoi Alibeaj.
Pyetja është ku i gjen lekët Berisha dhe Meta me gjithë këto salltanete.