Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar “Komisionin e Rithemelimit” të Sali Berishës në zgjedhjet e 6 Marsit.
Në një postim më Twitter, Bardhi shkruan se përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje.
Ai shprehet se KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës.
“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”.
Koha ku demokratët strehoheshin në “Shtëpinë e Ilirit”, për interesa të rritjes së pazarit të tij me Edi Ramën ka përfunduar! Koha që nëpërmjet rritjes së LSI me demokratë të dhënë borxh, t’i shërbehet pushtetit të Edi Ramës ka përfunduar. Partia Demokratike është shtëpia e vetme e demokratëve” – shkruan Bardhi në Twitter.
Kujtojmë se ditën e sotme, KQZ ka regjistruar koalicionin “Shtëpia e Lirisë” duke njohur vetëm dy parti si pjesë të tij, LSI-në dhe PDK-në e Nard Ndokës. Kështu, kandidatët e zgjedhur nga “Primaret” e Sali Berishës, do të njihen vetëm si kandidat të LSI-së.
Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit”. pic.twitter.com/Fs5o1wIRhM
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) February 4, 2022