Krahasimi me Europën, paga minimale në Shqipëri 6 herë më e ulët se në Gjermani

Pagat minimale në Evropë: Si krahasohen Shqipëria me të gjithë vendet e tjera të kontinentit?

Përqindja e punënjësve që marrin pagë minimale është më e lartë se 10% në shumicën e vendeve në të gjithë Europën.

Ky vit shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të punës dhe të jetesës në vendet anëtare të BE-së, por edhe për vendet kandidate ku bën pjesë Shqipëria, sepse direktiva e re e BE-së për pagat minimale duhet të hyjë në ligj deri më 15 nëntor të këtij viti.

Nuk ka ende një pagë minimale në 5 vende të BE-së. Njëzet e dy nga 27 shtetet anëtare të BE-së kanë një pagë minimale kombëtare. Danimarka, Italia, Austria, Finlanda dhe Suedia nuk kanë ende një pagë minimale me ligj. Qipro prezantoi një në fillim të vitit të kaluar.

Midis 10 vendeve kandidate potenciale, tetë vende kanë një pagë minimale kombëtare. Mali i Zi, Moldavia, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Shqipëria, Serbia, Turqia dhe Ukraina kanë të gjitha një, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova jo.

Vendet Europiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) të Norvegjisë, Zvicrës dhe Islandës nuk kanë një pagë minimale kombëtare.
Pagat minimale për vendet e BE-së ndryshojnë shumë, me pagat minimale mujore bruto që aktualisht variojnë nga 477 Euro në Bullgari në 2,571 Euro në muaj në Luksemburg.

SHIFRA E DITËS: Krahasimi me Europën, paga minimale në
Paga minimale është më shumë se 2,000 Euro në Luksemburg, Irlandë, Holandë dhe Gjermani, ndërsa për Francën një e tillë është 1,767 Euro dhe 1,323 Euro për Spanjën.

Paga minimale është nën 1000 euro në 14 nga 22 shtetet anëtare ku ka një pagë minimale kombëtare.
Shifra varion nga 360 euro në Maqedoninë e Veriut deri në 613 euro në Turqi midis vendeve kandidate dhe kandidate potenciale. Në Shqipëri paga minimale është vlerësuar më 1 janar të këtij viti nga Eurostat në 385 Euro (40 mijë lekë të reja) me kursin e vitit të kaluar të këmbimit.

Bullgaria (477 €) ka një pagë minimale më të ulët se Turqia, Serbia dhe Mali i Zi, të cilat të gjitha janë vende kandidate.

SHIFRA E DITËS: Krahasimi me Europën, paga minimale në
Analiza sipas PPS, Shqipëria e fundit

Ndryshimet në pagat minimale janë dukshëm më të vogla në standardin e fuqisë blerëse (PPS), i cili ofron një krahasim më të drejtë.
PPS është një “njësi e monedhës artificiale” e përcaktuar nga Eurostat, bazuar në diferencat e nivelit të çmimeve midis vendeve. Një njësi PPS mund të blejë teorikisht të njëjtën sasi mallrash dhe shërbimesh në çdo vend, pra, është fuqia reale blerëse. Për shembull një gjerman me paratë që merr në Gjermani, PPS tregon vlerën reale nëse i shpenzon në çdo vend tjetër paratë.

Paga minimale, e rregulluar për PPS, aktualisht varion nga 542 Euro në Shqipëri (më u ulëta) në 1,883 Euro në Gjermani (më e larta).
Përveç Gjermanisë, kjo shifër ishte mbi 1250 euro në Luksemburg, Holandë, Belgjikë, Francë, Irlandë, Poloni, Slloveni dhe Spanjë.

Çekia, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Bullgaria shënuan pagën minimale më të ulët në PSS midis vendeve të BE-së me një pagë minimale në PPS nën 1,000 euro.
Disa vende kandidate si Turqia, Serbia dhe Mali i Zi kishin nivele më të larta pagash se vendet e BE-së si Estonia, Letonia dhe Bullgaria, por shifra mbetet nën 1,000 euro për të gjitha vendet kandidate dhe kandidate potenciale, për të cilat ka të dhëna.

Artikulli paraprakPensionistë të kursyer, politikanë të shfrenuar
Artikulli tjetërProtestë