Investimet e biznesit në pasuri të paluajtshme ngelen të dobëta, të paktën mbështetur mbi të dhënat e kredisë bankare për këtë qëllim. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, në fund të muajit qershor të këtij viti, kredia për pasuri të paluajtshme dhënë bizneseve ishte në rënie me 4.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo tregon një ecuri ende të dobët të ndërtimit dhe më në përgjithësi të investimeve në ndërtime industriale me përdorim për prodhim apo shërbime. Pavarësisht se investimet në dy vitet e fundit janë në rritje dhe kolona kryesore e mbështetjes së rritjes ekonomike, besohet se këto investime janë relativisht të përqendruara në disa projekte madhore. Nga ana tjetër, bankat vijojnë të jenë mjaft të kujdesshme në kreditimin e bizneseve. Ky kujdes është ndoshta më i theksuar në sektorët që lidhen me ndërtimin dhe pasuritë e paluajtshme, që në vitet e fundit është shfaqur në krizë. Madje edhe interesat për financimin e këtyre investimeve, të paktën në monedhën lekë, në tremujorin e dytë paraqiten më të larta krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mbështetur në të dhënat e Institutit të Statistikave, në tremujorin e parë të këtij viti u miratuan leje për ndërtime tregtare dhe industriale në vlerën e 1.8 miliardë lekëve. Kjo shifër është në rritje me rreth 24% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kryesore
Continue to the categoryPesë vite nga tërmeti/ Sabah Sheta: Qeveria po mashtron qytetarët e...
Sabah Sheta, Kryetar i Degës së Demokratëve Euroatlantikë në Krujë, ka reaguar për situatën pas tërmetit të vitit 2019, duke theksuar vështirësitë që po...