Vitin e kaluar sistemi bankar shqiptar fshiu 12.6 miliardë lekë kredi të humbura. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nxjerrja jashtë bilancit e kredive të klasifikuara si të humbura prej më shumë se tre vjetësh vijoi në përmasa të konsiderueshme edhe vitin e kaluar, duke qenë një faktor i rëndësishëm në uljen e raportit të kredive me probleme, sidomos në muajt e fundit të vitit. Duke shtuar edhe kreditë e fshira gjatë vitit 2015, për dy vitet e fundit kjo shifër prek vlerën e afro 40 miliardë lekëve ose rreth 295 milionë eurove. Kjo shifër simbolizon, në një masë të madhe, impaktin e goditjes së krizës në sistemin bankar shqiptar dhe sidomos, humbjet në përmasa të mëdha në segmentin e korporatave. Në fillim të vitit 2015, Banka e Shqipërisë ndryshoi rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë”, duke përcaktuar se kreditë e klasifikuara si të humbura prej më shumë se tre vitesh duhet të nxirreshin nga bilancet. Megjithë fshirjet në vlera të mëdha, sërish raporti i kredive me probleme në sistemin bankar shqiptar ngelet mjaft i lartë, në rreth 18%. Nëse nuk do të ishte bërë pastrimi i bilanceve nga kreditë e humbura, raporti i kredive me probleme sot do të ishte pranë nivelit 27%.
Kryesore
Continue to the categoryKujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e...
Nga Blerina Gjoka
Në sheshin mes dy godinave që qëndrojnë ende në këmbë të ish burgut famëkeq të Spaçit, dy burra përqafohen dhe për një...