Nga Ermal Peçi
Shqipëria është futur në një periudhë të nxehtë të luftës politike kundrejt drejtësisë të financuar nga SHBA. Tashmë vetëm me një akt-akuzë prej 500 faqesh, shoqëria shqiptare po shikon që Sali Berisha nuk është ajo familja e thjeshtë, por që ka prona jo vetëm në Shqipëri, por në disa vende të Evropës. Ditën e nesërme Berisha dhe dhëndri i tij do të paraqiten në SPAK e më pas çështja do t’i kalohet GJKKO-së për të ditur vendimin përfundimtar ndaj tyre. E kur i gjithë debati mediatik ishte i fokusuar tek drejtësia, tek lufta që ajo po zhvillon me kastën e vjetër, njeriu i cili është kryeministër i këtij vendi, i cili njihet për propagandën e fortë që drejton hodhi shashkën e rradhës për t’i çoroditur shqiptarët.
Krijimin e një shteti bektashi brenda territorreve të Shqipërisë, i cili do të njihet si shteti më i vogël në botë me 27 hektarë tokë. Gjithçka është jo serioze që nga momenti kur shqiptarët lajmin e morën anglisht në një intervistë që Edi Rama kishte dhënë për “New York Times”. Por sikur mos të mjaftonte vetëm kjo për të krijuar një Vatikan të dytë në Shqipëri do të duhen shumë konventa ndërkombëtare, më pas lidhet me Kushtetutën e Shqipërisë dhe sovranitetin e saj, por gjithashtu duhet parë se çfarë sjell ky propozim në kontekstin kur situata gjeopolitike ka një sërë vatrash të hapura zjarri. Në fakt ky propzim i Ramës e arriti qëllimin e tij primar, shpërqëndrimin nga qeveria e tij e korruptuar, por edhe ndjezjen e një beteje fetare kur vendi jonë është njohur për harmoninë fetare. Kjo është edhe ajo që sot Rama kërkon në opinion publik, që shqiptarët t’i rrinë sa më larg diskutimit për atë, se si ai qeveris por edhe shpresës që po ngjall në një vend ku drejtësia ka munguar për 33 vite. Rrethanat e krijuara në realitetin politik, mekanizmat që ai ka përdorur për të goditur Bashën, si rasti McGonigal, bashkimi i votave me Berishën për amnistinë penale, Reformën zgjedhore, futja e duarve në procesin e vulës për PD-në e ka bërë të ndihet triumfues dhe i gjithëpushteshëm.
Në këtë aureolë që ai ka krijuar ndihet një krenari sataniste për të cilën ai mendon se popullit të vet po i jep liri, por në fakt po i jep zinxhirët e robërisë. Zinxhirë që shqiptarët po i zgjidhin duke marrë rrugët nëpër botë njësoj si në vitet 90, një ekonomi e brishtë, një treg, i cili qarkullon pafund lekë të drogës dhe korrupsionit, bashkëpunëtorët më të afërt të tij janë të përfshirë në qindra aferra korruptive.. Prandaj kapardisja dhe krenaria e Ramës sot nuk ka kuptim në dyert e Evropës e as të botës, por është thjesht një krenari sataniste, e cila mendon se si propaganda do të fshehë të vërtetën që ulëret në çdo sofër të Shqipërisë.