Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se Sali Berisha nuk ka mbështetje popullore. Sipas tij Berisha ka humbur bastione në Kukës, Tropojë, Pukë, Bathore e Lezhë.
Spahiu tha në Euronews Albania se nëse Berisha do të kishte mbështetje popullore s’do i vihej zjarri karrigeve në Parlament po do i vihej bulevardit.
“Berisha s’ka mbështetje, dhe ndërkombëtarët mund të kenë menduar se arrestimi i Berishës mund të ngjallte më shumë reaksion.
Fakti që nga fushata elektorale, nuk është zhvilluar asnjë protestë e Berishës, tregon që ky grupim tashmë ka ardhur duke u rrudhur politikisht, ka humbur bastionet në Kukës, Tropojë, Pukë, Bathore, Lezhë.
Fakti që protestat janë katandisur më vënie zjarri tregon që të vetmit ushtarë që i kanë mbetur janë 10 apo 20 deputetë. Nëse do të kishte mbështetje popullore nuk do i vihej zjarri karrigeve në Parlament po do i vihej Bulevardit”-tha ai.