Kreshnik Spahiu: Epilogu i “tragjedisë” Berisha, më dramatik se i ish-kryeministrit Mehmet Shehu

Çerek opozita e copëtuar sapo ka shpallur agjendën e protestave ditore për të shpëtuar “lexhendën” e tyre nga prangat e burgut:

– të hënë protestë para SPAK

– të martën para gjykatës

– të mërkurën para ambasadave

– të enjten para Parlamentit

– të premten para zyrave të Kuvendit

– të shtunë para policisë

– të dielën para xhamisë

Shihet qartë që do protestojë kudo, por jo para Kryeministrisë, për dy arsye:

1- S’ka aq njerëz sa të mbushë bulevardin;

2- Burgosja nuk po i vjen nga Edi Rama;

Sali Berisha sapo ka filluar të përjetojë fundin e tij më tragjik që ka pasur ndonjë kryeministër në 100 vitet e fundit. Epilogu i tragjedisë së tij duket më dramatik se i Mehmet Shehut.

Mehemti nuk pati fatin e keq të përjetojë dhimbjen e rrënimit politik dhe denigrimit familjar, ndërsa Berisha do shohë dhe do dëgjojë shumë.

Dhe ky është vetëm fillimi…….

“Një njeri që nuk ka respektuar lirinë e të tjerëve, nuk meriton lirinë e tij”.

Ashtu siç ja hoqi lirinë kryetarit opozitës Fatos Nano kur ishte vetë në pushtet, ashtu po ja heqin edhe lirinë e tij.

Një njeri që ka prerë në besë të gjithë bashkëpunëtorët dhe themeluesit e PD nuk mund shpresojë besë nga të tjerët.

12 vjet më parë kur ai ishte “mbret” si kryeministër i plotfuqishëm, kërkova arrestimin e tij për tradhti kombëtare, për “shitjen e integritetit territorial të Shqipërisë” në marrëveshjen me Greqinë.

Nga ajo ditë ne nuk e quanim më Kryeministri Berisha, por “shtetasi Berisha”.

Atëherë askush nuk guxonte t’ia përmende emrin dhe jo më ta akuzonin.

Në 7 Prill 2012 u mblodhëm mijëra protestues para zyrës tij dhe i hodhëm një jelek antiplumb njeriut që ka 30 vjet të dalë i lirë rrugëve. Njeriut që ka frikë nga populli.

12 vjet kërkuam të konsiderohej i pandehur shtetasi Berisha dhe askush nuk e besonte.

Erdhi dita…..

Erdhi dita që shtetasi Berisha të korrë ato çfarë mbolli në 33 vjet.

Protestat para SPAK, gjykatës apo ambasadave janë alibia e fundit për të mos u larguar me turpin e historisë si armik i demokracisë, por si “lexhendë” e partisë.

Bashkë me Berishën u shkri dhe Berishizmi.

Bashkë me zilinë e shkriu dhe partinë.

Bashkë me tradhtinë humbi dhe Shqipërinë.

Bashkë me egoizmin humbi militantizmin.

Bashkë me paranë humbi gjithë dynjanë.

Bashkë me Belerin humbi edhe nderin.

Problemi i tij nuk janë prokurorët që ai pa pik turpi i kërcënon nga familja.

Problemi tij janë ata që po i bëjnë gjykimin popullor.

Pretenca e tij është nënshkruar nga 1.2 milion demokratë që i besuan ndërtimin e shtetit demokratik një komunisti që u shtirej si anti-komunist.

Shtetasin Berisha nuk po e dënojnë socialistët, por demokratët dhe nacionalistët, si dhe të gjithë ata që u prenë në besë nga ai.

A e dini si deklarohej verdikti gjykatës në kohën e Partisë Komuniste të Saliut?

Shtetasi Berisha, “në emër të popullit jeni i dënuar me …..”

Exit mobile version