Kreshnik Spahiu: Pas paktit me Edi Ramën, Berisha nuk proteston para qeverisë, por vetëm përballë bashkisë

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi protestën e djeshme të opozitës para bashkisë së Tiranës.

Spahiu thekson se opozita dhe Berisha që pas paktit me Ramën nuk protestojnë më para kryeministrisë, por para bashkisë.

Më tej ai e quan të shëmtuar incidentin e protestuesve me mundësit çeçenë që në ato momente po bënin foto para bashkisë dhe u detyruan të largohen prej protestuesve.

”Kam një qasje ndryshe. Këto janë protesta që tregojnë dështimin dhe keqorientimin e kauzës së opozitës. Pas paktit me Ramën, Berisha është tërhequr nga protesta para qeverisë dhe ka devijuar duke protesta para bashkisë, heqja dorë nga protesta para qeverisë është një pakt dhe pazar që lideri i opozitës ka me Ramën.

Ti mban pushtetin unë flamurin e opozitës. Goditja me nota raciste kundër mundësve çeçene të natyralizuar si shqiptarë është shumë e shëmtuar dhe nuk i takon disa përfaqësuesve politikë. Franca me francezë 100% autoktonë ka marrë vetëm medalje alumini. Franca me futbollistë me origjinë afrikane është shpallur kampionë bote.

Shqipëria do të jetë pjesë e BE por nuk mund të jesh pjesë nëse nuk sillesh si europian. Fitorja dhe medaljet olimpike të shtetasve shqiptare me origjinë të huaj është shenjë që duhet të hapemi në çdo fushë’, theksoi Spahiu në Report Tv.

Artikulli paraprakSi po ndryshon tregu i automjeteve në Shqipëri, trefishohen importet nga Koreja e Jugut! Pse vendi aziatik po dominon
Artikulli tjetërProjektligji i qeverisë për diplomacinë shqiptare pritet me kritika