Kreu i Bashkisë thirrje Ramës: “Mos guxo të hysh në Kukës”!…

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim elektoral në qytetin e Kukësit në kuadër të përmbylljes së fushatës në këtë Qark.

Kryebashkiaku aktual i Kukësit, Bashkim Shehu ka bërë një paralajmërim të fortë ndaj Ramës të cilit i drejtohet me fjalët: Mos guxo Kukësin, Edi Rama!

“Nuk të zë gjumi për Kukësin. Kërkon t’i vish rrotull me ndonjë stadium apo të gllabërosh ndonjë pjesë të majme aeroporti, që është donacion, e që ti e shet si të jesh ti Perëndia e sikur paguan qeveria  jote, – por ngado që të nisesh për në Kukës, nuk do kesh fytyrë të ndeshesh, qoftë edhe me kuksianin më të thjeshtë. Mos guxo Kukësin, Edi Rama! Sepse Kukësi do jetë shkolla jote e Korrektimit”, shkruan Shehu.

Reagimi i plotë

Mos guxo Kukesin, Edi Rama!

Vetem Kryeministri i gallatave mund te vije ne Kukes e te na kujtoje se jemi te varfer.

I kujtojme kryeministrit se varferine nuk e kishim ketu, por na e solli ai, vit pas viti; duke na bere kampion te braktisjes se fshatrave e qytetit prej te rinjve. Lideri i qeverise hajdute e ka peng qe nuk po e gerryen dot Kukesin.

Ai e di mire se Kukesi nuk eshte i hajduteve; nuk eshte i mashtruesve, nuk eshte i gallataxhinjve.

Kuksianët jane te papune, por jane  te ndershem dhe dine te dallojne kush i tall.

⁃ Si mund te vish ne Kukes e te justifikosh vjedhjen e votave?!

⁃ Ti nuk i njeh kuksianët!

⁃ Ngaqe kane dinjitet, mos ua kerko per te mbuluar gabimet e tua!

⁃ Nga Kukesi do ikesh gjithmone si humbes.

Nuk te ze gjumi per Kukesin. Kerkon t’i vish rrotull me ndonje stadium apo te gllaberosh ndonje pjese te majme aeroporti, qe eshte donacion, e qe ti e shet si te jesh ti Perendia e sikur paguan qeveria  jote, – por ngado qe te nisesh per ne Kukes, nuk do kesh fytyre te ndeshesh, qofte edhe me kuksianin me te thjeshte.

Mos guxo Kukesin, Edi Rama! Sepse Kukesi do jete shkolla jote e Korrektimit.

Artikulli paraprakParalajmërimi i fortë: Rama i padëshiruar në Kukës, të gatshëm të hyjmë në burg për votën e lirë
Artikulli tjetërAlarm! Kujdes nga…!