Kreu i grupit parlamentar të PS pranon lidhjet me kreun e krimit të organizuar të Aldo Bares dhe thotë “po pastaj?”

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e ka pranuar njohjen e tij me Edmond Begon, i cili u arrestua dy ditë më parë në Korfuz. Sipas Ballës ai ka njohje me bashkëshorten dhe fëmijët e Begos, dhe se ky i fundit nuk ka qenë person i shpallur në kërkim, as në Shqipëri dhe as jashtë saj.
Balla harroi të thotë nëse ky person të cilin ai pranon se ka miqësi është dënuar apo jo në Itali me 21 vite burg për trafik droge.
Balla harroi po ashtu të thotë nëse e ka favorizuar këtë individ të kërkuar nga Italia duke i dhënë tendera dhe leje ndërtimi?
Duhet të kemi parasysh se ky Balla është Kryetari i grupit parlamentar të PS dhe nuk është një njeri i rastësishëm dhe ai pranon publikisht pa as më të voglin teklif publikisht dhe në konferencë shtypi para shqiptarëve se ai ka lidhje me kreun e një organiztae kriminale si ajo e Aldo Bares.
Lidhjet e krimit me PS kanë arritur deri aty sa tani po pranohen edhe publikisht dhe me krenari nga krerët e PS duke e ditur se drejtësia e kapur dhe sistemi politik i rrëzuar nuk kanë më asjë rrezikshmëri për monstra të tilla politike të lidhur me krimin e organizuar.
Sipas Ballës historia personale e jetës së çdo njeriu nuk mund të përdoret nga politika për të hedhur baltë.

Balla shtoi më tej se PD në rast se ka pretendime me zbatimin e ligjit, do të bente mirë që të shkonte në prokurori, dhe të hetohej për rastin në fjalë.
Kreu i grupit parlamentar socialist shprehu bindjen se Bego do të lirohet nga burgu sapo të bëhen verifikimet e plota nga autoritetet greke.
Reagimi i Ballës:
Lidhur me 100 akuzat e hedhur për rastin në fjalë nga PD, unë do përgjigjem vetëm për një prej tyre. A ka qenë ligji i njëjtë për këtë person? Po e them shumë qartë, personin në fjalë e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tij të shkëlqyer, njëri prej tyre është moshatar me tim bir.
Kaq mund të them, për pjesën ligjore përgjigjen e ka dhënë dje më së miri Policia e Shtetit. Për mua është e rëndëisshme që të hiqet dorë nga përdorimi i njerëzve të zakonshëm për qëllime të hedhjes baltë ndaj politikës. Në fund të kësaj historie do kemi një pjesë të Babale të serisë 3.
Do kryhen verifikimet që mund të zgjasin deri në 40 ditë dhe do e shihni sesi do të jetë përfundimi.
Është e qartë se personi nuk ka qenë në kërkim në vendin tonë dhe as ka qenë në kërkim ndërkombëtar, në fund të procesit ju mund ta pyesni vetë atë nëse ka pasur një mburojë politike.
I njëjti person nuk mund të kryejë të njëjtin dënim për një vepër që e ka kryer 10 vjet më parë. Nëse PD ka dyshime, të shkojë në prokurori të bëjë kallzim penal.
E sfidoj PD-në që të çojë çështjen në prokurori. Siç edhe ndodh në Gjermani.

Exit mobile version