Kreu i OBSH-së i bën thirrje Izraelit të ndalë sulmet në Gaza: A mund të keni pak mëshirë?!

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Izraelit të tregojë “mëshirë” në luftën në Gaza dhe këmbënguli se paqja ishte në interesin e vetë Izraelit.

 

Në asamblenë vjetore të OBSH-së dje, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se lufta po e dëmtonte Izraelin dhe nuk do të sillte një zgjidhje të përhershme.

“Ju mund të imagjinoni se si njerëzit po vuajnë. Është vërtet e gabuar të përdorësh ushqimin si armë. Është shumë e gabuar të përdorësh furnizime mjekësore si armë.”

Bëhet e ditur se Kombet e Bashkuara filluan shpërndarjen e ndihmave në Gaza dje, me rreth 90 kamionë që e kaluan kufirin.

Tedros tha se vetëm një zgjidhje politike mund të sjellë paqe kuptimplotë, shkruajnë mediat e huaja.

“Ju lutem, a mund të keni mëshirë? Është mirë për ju dhe është mirë për palestinezët. Është mirë për njerëzimin.”

Exit mobile version