Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë në Durrës, Joni Myshketa, tryezë me ekspertët për mbetjet toksike në port
Në një postim në rrjetin social facebook, kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë në Durrës, Joni Myshketa, shprehet se ka thirrur një tryezë në nivel ekspertësh lidhur me mbetjet toksike në portin e Durrësit.
“Diskutuam në lidhje me situatën e mbetjeve toksike që priten nesër të mbërrijnë në Portin e Durrësit pas xhiros disa mujore nëpër porte të ndryshme të botës për t’u rikthyer përsëri në pikën e nisjes.” – shprehet ai.
Më poshtë postimi i plotë:
Zhvilluam një tryezë me praninë e ekspertëve te fushave të ndryshme.
Na nderuan me prezencën e tyre :
Inxhineri ekspert I specializuar në ndërtimin, menaxhimin e porteve me një eksperiencë multivjeçare dhe ekspert mjedisor inxhinier Tomor Spahiu.
Inxhinier Niazi Ademi.
Profesor Edmond Dobi.
Mesuesen znj. Mimoza Çelcima
Juristin Eduard Allamani.
Perfaqesues te keshillit bashkiak dhe te studenteve.
Diskutuam ne lidhje me situatën e mbetjeve toksike që priten nesër të mbërrijnë në Portin e Durrësit pas xhiros disa mujore nëpër porte të ndryshme të botēs për tu rikthyer përsëri në pikën e nisjes.
Shqyrtuam rrezikshmërinë që mund të kanoset.
Arsyet pse nuk u pranuan atje ku ishin nisur.
Shqyrtuam dhe përgatitëm materialin që duhet të kërkojmë nga pushteti lokal dhe qëndror në lidhje me transparencën qe duhet të bëhet.
Do kërkojmë të jemi prezent gjatë inspektimit të kampioneve të mbetjeve që ndodhen në kontenieret sipas rekomandimeve te Organizatës Botërore të Bazelit.
Jeta , shëndeti dhe interesi I qytetarëve është detyrim ligjor, moral e qytetar për ne si përfaqësues të interesave të tyre.
Vetëm së bashku në koordinim me ju dhe ekspertë të fushës nuk mund të injorohemi dhe anashkalohemi nga pushteti.
Sigurisht meritojmë më shumë!