Kreu i PD Fier: Ened Bostani u qëllua nga policia, po përpiqen ta manipulojnë…

Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Demokratike Dega Fier, Luan Baçi ka reaguar pas plagosjes me plumb nga policia të protestuesit Ened Bostani. Baçi pasi ka falënderuar mjekët si dhe përfaqsuesen e Avokatit të Popullit, thekson se, Ened Bostani u qëllua nga policia, por ata po përpiqen që ngjarjen ta manipulojnë.

“Ened Bostani (Edi ) është sulmuar duke filmuar me telofonin e tij disa veprime te paligjshme te policise, kemba e tij ka pesuar demtime te renda, ne plagen e tij jane gjetur pjes metalike. Mjeket te ndodhur nen presionin e policis te pranishem ne çdo moment ne mjekim, nuk japin asnje spjegim pPor u treguan te gatshem te na ndihmonin duke e mjekuar, pastruar plagen dhe duke na dhene rekomandimin per ta sjell naten vone ne spitalin e Fierit,” thekson Luan Baçi duke shtuar se aty ishte rreziku që militantët e policisë ta merrnin dhe ta çonin në birucat e policisë, për ti bërë presionin e radhës.

Dhe jo vetëm kaq. Ish-Deputeti i PD dëshmon se ishte përfaqësuesja e Avokatit të Popullit znj. Qafzezi që mori informacione direkt nga i riu Bostani:

“Në praninë time vërtetoi, që Ai u qëllua nga policia dhe se po përpiqen që ngjarjen ta manipulojnë,” paralajmëron Kryetari i Partisë Demokratike përmes rrjetit social Facebook ndërsa denoncon policinë politike që pa asnjë shkak,pa asnjë provë, pa bërë asnjë veprim të kundra ligjshëm, pas mbarimit të protestës ka ndaluar shumë qytetarë protestues, midis tyre dy të rinj nga Fieri: Ronaldo Malaj dhe Denis Malaj.

Në fund, përkundër dhunës së përdorur para, gjatë dhe pas protestës nga policia e Ish-Gjeneral Sandër Lleshaj, Kryetari i Partisë Demokratike Dega Fier, Luan Baçi i bënë të qartë Ish-Gjeneralit dhe shefi të tij Edi Rama:

“Nuk na trembni dot. Nuk na friksoni dot. Nuk do terhiqemi. Nuk do ndalemi. Nuk keni vend ne burgje per te gjithe ne. Ne jemi shume, jemi te forte, jemi ne te drejten tone, po behemi çdo dite e me shume. Populli do tju shporr, ju bandit hajdut dhe te korruptuar, fundi juaj eshte afer”.

i plagosuri

Exit mobile version