Nga Miftar Dauti *
Dëgjova me vëmendje kryetarin e emëruar të bashkisë Has në një interviste për Fax News, pas denoncimit qe sekretari i përgjithshëm i PDSH z.Gazment Bardhi bëri për gazetën Panorama, në lidhje me krimet elektorale te vitit 2017 dhe personat e kandiduar nga rilindja që janë subjekt i ligjit te dekriminalizimit.
Më bëri përshtypje sepse ishte shumë i emocionuar pasi ishte shumë i pastër, si akullorja e Gjushit, nuk kishte asnjë provë për blerje votash për të në 2017, siç nuk kishte prova për Gjiknurin me të tijët në Dibër dhe ishte më i pastërti në Has sipas sondazhit të qytetarëve, sondazh të cilin e bënë hasianët më 30 qershor ku i treguan sa i vlen lëkura, me pjesëmarrje ne zgjedhje me gjithë presionin dhe kërcënimet ndaj tyre.
Të gjithë kryetarët e bashkive të emëruar me 30 qershor janë shume te pastër dhe nuk e dinin qe janë vrasës, hajdute, trafikant droge e qeniesh njerëzore, blerës votash etj. Sa për atë qe akuzohet kryetari i emëruar i bashkise, fakti është ka audio përgjim dhe qe e ka denoncuar pasi e ka thirrur ne lokalin e tij dhe për 7 vota i ka dhënë 350000 mije lek te vjetra (merri mbi frigorifer) para të cilat i ka sekuestruar oficeri i policisë gjyqësore si provë materiale, fakt ky i deklaruar edhe në seancë gjyqësore nga personi në fjalë, sipas vendimit të gjykatës.
Akuzon PD që në 2017 paska blerë 100 dollarë votën, nëse ke një fakt drejtoju organeve të drejtësisë pasi të gjitha pushtetet janë të PS.
Na akuzon njerëzit e PD në Has si kriminelë, që merrem me trafiqe drogash të forta etj, e inkurajoj kryetarin e emëruar të bashkisë Has më 30 qershor, t’i drejtohet organeve të drejtësisë pasi kanë të gjitha pushtetet dhe të mos merret me gënjeshtra dhe shpifje të pafytyra siç është vetë Rilindja.
* Kryetari i degës së Partisë Demokratike Has