Kreu i PD Pukë denoncon terrorin e tatimorëve ndaj biznesit: Banda rilindase nuk njeh asnjë limit!

Biznesi i vogël pukjan është në ditët e tij më të vështira, ku përveç pasojave të pandemisë së Covid-19, ditët e fundit i duhet të përballet dhe me mësymjen e lukunisë së tatimorëve, që pa marrë parasysh asnjë rrethanë objektive të situatës, shfaqen me kontrolle të befta duke ushtruar dhunshëm “kompetencat” e tyre, thua se Puka është oazi i mbushjes së arkave të tyre.

Denoncimi ka ardhur përmes kreut të degës lokale të PD, Ferit Ringaj, i cili përmes një statusi në profilin e tij facebook, ka pohuar se “tatimet janë shfaqur aty me egërsinë më të madhe duke e goditur këtë biznes, që mezi ia del të mbijetojë”.

Denocimi i plotë i kreut të PD, Pukë

Tatimet “mësyjnë” me egërsinë më të madhe për të goditur biznesin pukjan që mbijeton me shumë vështirësi.

Zullumqarët e këtij shteti të falimentuar tashmë nuk njohin asnjë limit, presioni për ryshfet në shuma konkrete janë kryefjalë e kësaj bande “rilindase”.

Asgjë nuk do i shpëtojë këta taksidarë-zullumqarë nga ndërshkimi ligjor e bandën e “Rilindjes” nga ndërshkimi popullor me votë të lirë.

Zgjidhja është programi i PD-së për biznesin me kryeministër të ardhshëm z.Lulzim Basha.

Artikulli paraprakBasha: Taksa e sheshtë 9% është rruga përmes së cilës do të konsolidojmë shtresën e mesme të shoqërisë
Artikulli tjetërFlamur Noka tregon pse la Kukësin për të kandiduar në Tiranë