Mijëra qytetarë protestuan dje pasdite paqësisht përpara ambienteve të gjimnazit “Pjetër Budi” në Mat, por kanditati për Bashkinë e PS sëbashku me militantë të PS kanë organizuar një antimiting për të futur në vëllavrasje banorët e këtij qyteti.
Simpatizantët e PS janë mbledhur në një antimiting pas një mesazhi që kryetari i PS në Mat dhe njëherazi nënprefekt i rrethit, Hasan Pasha u ka dërguar strukturave që një ditë më parë. “Ftoni anëtarët dhe simpatizantët e PS të jenë pranë gjimnazit Pjetër Budi, në mbrojtje të KZAZ nr.16″, thuhet në mesazhin drejtuar anëtarëve të PS.
Megjithatë, protestuesit kanë ruajtur gjakftohtësinë dhe militantët e opozitës kanë bërë thirrje për të shmangur tensioned dhe dhunën ndëmjet banorëve. “Ne nuk jemi këtu për të bërë vëllavrasje pasi në të mirë e në të keq jemi me njeri-tjetrin, jemi matjanë. Nuk do vritet askush për të plotësuar egon e një kandidati për të hipur në karrigen e Kryetarit të Bashkisë.
Kë do vrasin kolegët e tij snajperistë nga taracat e shkollës?! Qytetarët e Matit sot janë mbledhur në një tubim paqësor përpara KZAZ Mat. Kanditati për Bashkinë e PS sëbashku me militantë të PS kanë organizuar një antimiting. Ne nuk jemi këtu për të bërë vëllavrasje pasi në të mire e në të keq jemi me njeri-tjetrin, jemi matjanë. Nuk do vritet askush për të plotësuar egon një kandidati për të hipur në karrigen e Kryetarit të Bashkisë. Kë do vrasin kolegët e tij snajperistë nga taracat e shkollës?!”, u shpreh kryetarja e FRPD Mat, Denisa Vata.