Kreu i Rithemelimit në Cakran bashkohet me PS, Agron Kapllanaj: Po Luan Baçi kur do ta zyrtarizojë rikthimin në shtëpi?

Anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, Agron Kapllanaj, ka ironizuar largimin e  kryetarit të Rithemelimit të Cakranit në Fier, Arjan Hoxhës drejt Partisë Socialiste.

Kapllanaj shkruan se Arjani në fakt nuk ka ndërruar shtëpi por thjesht dhomën brenda të njejtës godinë. Gjithashtu ai pyet me sarkazmë, se kur do ta zyrtarizojë të njëjtën gjë, edhe deputeti i Fierit në Rithemelimit, Luan Baçi, duke nënkuptuar se ai de fakto ka qenë dhe mbetet i majtë.

‘Nuk ke ndërruar shtëpi Arjan por dhomën brenda të njejtës godinë!’

Më tej anëtari i kryesisë së PD shton se Arjani në fakt tek Rithemelimi ishte në shtëpinë e tij pasi Doktori ( e ka fjalën për Sali Berishën) ishte komunist 24 karatësh dhe se miku i tij i ngushtë Luan Baçi mban akoma tatuazh drapërin&çekanin.

‘Në fakt dhe aty ku ishte (Rithemelimi në shtëpinë tënde ishe, Doktori që ti e kishe shumë përzemër komunist 24 karatësh e kishe, mikun tënd të ngushtë Luan Baçin që mban akona tatuazh drapër&çekan po ashtu e kishte.’

Kapllanaj e mbyll postimin e tij duke ironizuar punën e Hoxhës dhe duke e pyetur se kur miku i tij Baçi do të bëj zyrtare ndërrimin e dhomës.

‘Kështu që nuk ke ndërruar shtëpi ! Sa për angazhimin se do punosh fort si ke punuar më parë, më bëhet qejfi, sepse sa më “fort”punoje ti kur përfaqësoje PD me pak vota merte PD në Cakran, kështu që e njejta gjë do të ndodh por këtë radhë na ndihmon!

Ah se harrova

Po miku jot Luan Baçi kur do e bëj zyrtare ndërrimin e dhomës?!
Te fala Doktorit!’

Postimi i plotë i Agron Kapllanajt

Nuk ke nderruar shtepi Arjan por dhomen brenda te njejtes godine!

Ne fakt edhe aty ku ishe ( Rithemelimi) ne shtepine tende ishe, Doktorin qe ti e kishe shume perzemer komunist 24 karatesh e kishe, mikun tend te ngusht Luan Baçin qe mban akoma tatuazhin me draper&çekan po ashtu komunist e kishe!

Keshtu qe nuk ke nderruar shtepi ! Sa per angazhimin se do punosh fort si ke punuar me pare, me behet qejfi, sepse sa me “fort”punoje ti kur perfaqesoje PD me pak vota merte PD ne Cakran, keshtu qe e njejta gje do te ndodh por kete radhe na ndihmon!

Ah se harrova

Po miku jot Luan Baçi kur do e bej zyrtare nderrimin e dhomes?!
Te fala Doktorit!

Exit mobile version