Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar takimet me të rinjtë dhe të rejat në qytetin e Korçës. I pranishëm në takim ishte edhe kreu i Sindikatës së Arsimit në Korçë, i cili denoncoi gjendjen e arsimit dhe i drejtoi një apel Bashës.
“Ndërhyni në arsim, rrisni rrogat dhe ktheni mësuesit e vërtetë jo militantë”, tha ai.
Në anën tjetër, kreu demokrat tha se 120 milion euro jepen për konnçensione për 12 veta dhe nuk sjellin asnjë dobi, ndërsa do të mjaftonin 70 milion euro për të bërë ndryshim në arsim.
“Ky është plani ynë. Mbështetje për universitet dhe për studentët në nevojë. Qeveria i ka mundësitë të paguajë taksën e studimit, por zgjedh që këto para tja japë 12 personave”, theksoi Basha.
Basha tha se kthimi i shkollave në tempuj të dijes është prioritet i yni dhe për këtë duhen investime, dhe ne këtë synojmë të bëjmë.
“Ky kryeministër ka zgjedhur që këto para të mos i japë për arsimin, por për 12 veta duke krijuar pashallëkun e Edi Ramës me 10-12 persona.
Misioni është tu kthejmë Republikën juve dhe kjo vjen duke kthyer votën e lirë”, tha Basha.