Kreu i VMRO-DPMNE merr mandatin për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, sot mandatoi për formimin e qeverisë së re, kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit. Presidentja me këtë rast tha se Mickoski ka mundësi serioze për të formuar qeverinë e ardhshme.

“Sipas Kushtetutës një nga detyrat e presidentit është dhe ndarja e mandatit për formimin e Qeverisë. Mandati i ndahet 10 ditë pas konstituimit të Kuvendit.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka mundësi serioze që të formoj qeveri, gjegjësisht të grumbulloj 61 vota për programin dhe përbërjen e qeverisë së re të cilën do ta prezantoj në afat prej 20 ditëve”, tha Siljanovska-Davkova.

Artikulli paraprakEMRI/ Mori pjesë në mbi 200 procedura tenderi me dokumente të falsifikuara, Prokuroria kërkon arrestimin e një personi! Masa edhe për disa inspektorët
Artikulli tjetër“Anëtarë të Kongresit Amerikan kërkuan të vizitojnë Shqipërinë”/ Shkrimi i New York Times, në ’90-ën! Ja bisedimet për lidhjet diplomatike që në vitin 1974! Çfarë deklaronte Ramiz Alia