Në një deklaratë për mediat në selinë blu, kreu i PDK-së, Krasniqi tha se bashkëpunimi edhe në opozitë mes dy vendeve, Shqipëri-Kosovë është me rëndësi të vijojë.
Memli Krasniqi i uroi suksese PD-së së Bashës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, dhe tha se këto zgjedhje duhet të jenë ta pranuara nga të gjithë.
“Kosova e Shqipëria kanë shumë sfera që kanë nevojë të intensifkojnë bashkëpunimin dhe koordinimin institucional.
Pavarësisht jemi në qeveri apo opozitë në vendet tona, bashkëpunimin e kemi të padisktueshëm e prioritet të prioriteteve.
I urova sukses në procesin zgjedhor duke uruar mbi të gjitha nje proces të rregullt te pranueshem prej te githëve që vërtet e merr dhe vendos në ballë vullnetin e qytetarëve.
Ne në Kosovë kemi të drejë ti japim vetes pak të drejtë të flasim për këtë çështje se jemi të lumtur që kemi arritur ta konsolidojmë procesin demokratik dhe atë elektoral.